Politike

Agim Kajmaku në arrati/ Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Apelit lë sërish në burg masën e sigurisë 'arrest me burg' për Agim Kajmakun. Ky i fundit tashmë në arrati.
Featured image of article: Agim Kajmaku në arrati/ Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun Agim Kajmaku, ish-kryetari i bashkisë Vorë.

Tiranë- Edhe pse për më shumë se 10 ditësh është në arrati, Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e  shkallës së parë për Agim Kajmakun, atë të “arrestit me burg”.

Akuzat ndaj Agim Kajmakut:

Agim Kajmaku kërkohet nga prokuroria dhe autoritetet shqiptare, jo për mosdeklarimin e dënimit në formularin e dekriminalizimit, por për shkarkimin e dy nënkryetarëve të bashkisë Vorë, Laureta Omeri dhe Hysen Brahimi. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi “arrest me burg”, ish-kryetarin e Bashkisë Vorë. Mbi të rëndojnë 3 akuza:  “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”,  “‘Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo masë sigurimi është dërguar për ekzekutim në Polici, por prej më shumë se 10 ditësh, Kajmaku nuk gjendet. Ai ka fikur edhe celularin, ndërsa edhe avokati mohon të ketë dijeni për vendndodhjen e tij.

Për këtë çështje Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë. Prokuroria ka urdhëruar të gjithë noterët në vend të njoftojnë, nëse Kajmaku paraqitet pranë tyre. Po kështu Policia ka nisur një hetim pasuror për pastrim parash ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut. Mësohet se policia i ka kërkuar informacione bankave për llogaritë bankare që disponon Kajmaku.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment