Aktualitet

DËSHMIA/ ‘Më emëroi vetë dhe pastaj më shkarkoi’/ Kryetari në detyrë i Bashkisë Vorë flet në gjyqin ndaj Agim Kajmakut: Vendimin ia dha motrës time, s’kemi pasur konflikte

Në seancën e sotme, para “togave të zeza”, Hekuran Brahimaj, kryetar në detyrë i Bashkisë së Vorës ka dhënë dhëminë e tij.
Featured image of article: DËSHMIA/ ‘Më emëroi vetë dhe pastaj më shkarkoi’/ Kryetari në detyrë i Bashkisë Vorë flet në gjyqin ndaj Agim Kajmakut: Vendimin ia dha motrës time, s’kemi pasur konflikte Agim Kajmaku dhe Hekuran Brahimaj

TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës në Gjykatën Penale të Tiranës për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, i cili është ende në arrati. Në seancën e sotme, para “togave të zeza”, Hekuran Brahimaj, kryetar në detyrë i Bashkisë së Vorës ka dhënë dhëminë e tij.

Pasi u shkarkua nga Kajmaku më 31 tetor 2019 nga posti i nënkryetarit në kohën kur kishte 40 ditë më detyrë. Megjithatë ai u shpreh se nuk kishte pasur konflikte me të dhe e kishte emëruar vetë në postin e zv.kryetarit, por shtoi se vendimin për largimin e tij nga detyra ia kishte dorëzuar së motrës.

“Me Kajmakun s’kam patur konflikte. Vetë ai më emëroi zv/kryetar dhe më hoqi pa asnjë motiv. Gjatë qëndrimit tim në detyrë nuk kam patur asnjë mase disiplinore. Vendimi i largimit më është dërguar tek vendi i punës së motrës, nuk mu dha mua personalisht. Këtë vendim e ankimova në gjykatë Administrative”.

Ndërkohë që seancën e radhës që do të zhvillohet më datë 2 korrik në orën 10:00, ku do të japin vendimin e tyre edhe dy zyrtarë të tjerë, Laureta Omeraj dhe Gentian Picarin. Këta dy të fundit nuk ishin prezentë në seancën e sotme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Akuzat e PD-së dhe hetimet për Agim Kajmakun

Fillimisht akzuar kundër Kajmakut u ngritën, pasi dyshohet se ai ka marrë vendime pasi KQZ kishte vendosur për shkarkimin e tij nga detyra. Pasi KQZ kishte marrë vendimin kundër tij, ai ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë dhe emëroi një të besuar të tij. Më herët, ish-qytetari i parë i Vorës, ishte nën akuza publike nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.

Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj. Akzuat ndaj Kajmakut janë :“Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal, “Falsifikimi i formularëve”, neni 190 i Kodit Penal, dhe “Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”, neni 249 i Kodit Penal.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment