Aktualitet

Mbetet pezull çështja e Agim Kajmakut, shtyhet sërish seanca. Këtë herë shkak bëhet arsyeja shëndetësore e gjyqtares

Sipas informacioneve gjyqtarja Vjollca Spahiu, ka munguar në seancë për arsye shëndetësore dhe gjykata ka vendosur që gjyqi të shtyhet për një datë tjetër.
Featured image of article: Mbetet pezull çështja e Agim Kajmakut, shtyhet sërish seanca. Këtë herë shkak bëhet arsyeja shëndetësore e gjyqtares Agim Kajmaku, ish-kreu i Bashkisë Vorë

TIRANË- Çështja në ngarkim të Agim Kajmakut ka mbetur sërish pezull, pasi seanca paraprake për kalimin e dosjes në gjykim apo kthim në Prokurori për hetime të mëtejshme është shtyrë.  Sipas informacioneve gjyqtarja Vjollca Spahiu, ka munguar në seancë për arsye shëndetësore dhe gjykata ka vendosur që  gjyqi të shtyhet për një datë tjetër.

Nga ana tjetër, Agim Kajmaku vijon të jetë në arrati dhe sipas avokatit të tij, ai nuk është larguar në asnjë moment nga Shqipëria. Kajmaku është i pandehur pasi Prokuroria ka ngritur disa akuza për të, pasi në ngarkim të tij janë disa vepra penale si “Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal, “Falsifikimi i formularëve”, neni 190 i Kodit Penal, dhe “Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”, neni 249 i Kodit Penal.

Akuzat kundër tij janë ngritur, pasi dyshohet se ai ka marrë vendime pasi KQZ kishte vendosur për shkarkimin e tij nga detyra. Pasi KQZ kishte marrë vendimin kundër tij, ai ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë dhe emëroi një të besuar të tij. Më herët, ish-qytetari i parë i Vorës, ishte nën akuza publike nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment