Aktualitet

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Agim Kajmakun, nuk paraqitet avokati

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Agim Kajmakun. Këtë herë shkak i shtyrjes së seancës është bërë mosparaqitja e avokatit mbrojtës të tre te bashkëpandehurave të Kajmakut, Merita Shytko, Irma Bylyku e Mirjeta Mema.
Featured image of article: Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Agim Kajmakun, nuk paraqitet avokati Agim Kajmaku
Përditësuar:

Tiranë- Shtyhet sërish seanca gjyqësore në Gjykatën e Penale për Agim Kajmakun, ish kreun e Bashkisë Vorë, i cili ndodhet në arrati. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak i shtyrjes është bërë mosparaqitja e avokatit mbrojtës të tre te bashkëpandehurave të Kajmakut, Merita Shytko, Irma Bylyku e Mirjeta Mema. Edhe në datën e parë të caktuar, 1 qershor, seanca dështoi pasi nuk u paraqit avokati mbrojtës i Kajmakut.

Akuzat e PD-së dhe hetimet për Agim Kajmakun

Fillimisht akzuar kundër Kajmakut u ngritën, pasi dyshohet se ai ka marrë vendime pasi KQZ kishte vendosur për shkarkimin e tij nga detyra. Pasi KQZ kishte marrë vendimin kundër tij, ai ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë dhe emëroi një të besuar të tij. Më herët, ish-qytetari i parë i Vorës, ishte nën akuza publike nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj. Akzuat ndaj Kajmakut janë :“Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal, “Falsifikimi i formularëve”, neni 190 i Kodit Penal, dhe “Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”, neni 249 i Kodit Penal.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment