Aktualitet

Përfundojnë hetimet për Agim Kajmakun, ish-kreu i Bashkisë Vorë zyrtarisht i pandehur për tre akuza

Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës, Kajmaku nuk ka qenë i pranishëm, pasi që prej ditës që u shkarkaur nga detyra ka qenë në kërkim dhe është përfaqësuar me avokatin e tij.
Featured image of article: Përfundojnë hetimet për Agim Kajmakun, ish-kreu i Bashkisë Vorë zyrtarisht i pandehur për tre akuza Agim Kajmaku

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetime tpër ish-kreun e Bashkisë së Vorës dhe tashmë çështja e tij do shkojë për gjykim. Sipas Prokurorisë, Kajmaku akuzohet për tre verpa penale; flasifikim i dokumenteve, shpërdorim detyre dhe kryerje e funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës, Kajmaku nuk ka qenë i pranishëm, pasi që prej ditës që u shkarkua nga detyra ka qenë në kërkim dhe është përfaqësuar me avokatin e tij. Në mungesë të ish-kreut të Bashkisë Vorë, Prokurorët i kaën komunikuar akuzën avokatin dhe tashmë çështja do nis gjykimin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kajmaku tashmë është zyrtarisht i pandehur dhe datës 9 Nëntor 2019 është në kërkim, ndërkohë kanë dështuar më shumë se 10 operacione për kapjen e tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment