Politike

Qeveria merr vendimin, Agim Bajko zgjidhet kreu i ri i Teatrit të Kukullave

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë dhe është firmosur nga Kryeministri Edi Rama.
Featured image of article: Qeveria merr vendimin, Agim Bajko zgjidhet kreu i ri i Teatrit të Kukullave Agim Bajko dhe Teatri i Kukullave

TIRANË- Aktori i njohur Agim Bajko do jetë drejtori i ri i Teatrit të Kukullave. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë dhe është firmosur nga Kryeministri Edi Rama.Z. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave”, shtohet në vendim.

 

Vendimi i qeveris

VENDIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

VENDIM PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TЁ QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KULTURЁS PЁR FЁMIJЁ DHE TEATRIT TЁ KUKULLAVE.Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave. VENDOSI: Z. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Erion Isai, i cili është larguar nga kjo detyrë që në mesin e vitit 2019, pasi kandidoi dhe tashmë është kreu i Bashkisë Kolonjë. Po ashtu Teatri i Kukullave është drejtuar dhe nga Monika Lubonja, për një periudhë të shkurtër.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment