Sport

Futbolli kosovar në kaos! Presidenti i Federatës përfundon në burg

Kreu i FFK-së së bashku me Muharrem Ramën kanë kryer shkelur ligjin duke kërcënuar Dritan Kadollin dhe të përfitonin prej tij një shumë 30 mijë eurosh dhe një makinë të tipit “BMW X5”
Featured image of article: Futbolli kosovar në kaos! Presidenti i Federatës përfundon në burg Agim Ademi

KOSOVË- Gjykata e Apelit të Prishtinës ka rezervuar një lajm aspak të mirë për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo pasi është lënë në fuqi vendimi i mëparshëm i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe si pasojë Agim Ademi do të përballet me një dënim prej 9 muajsh burg.

Arsyeja është për akuzën e kërcënimit dhe të përfitimit të parave në mënyrë antiligjore. Gjithçka i përket ngjarjes së vitit 2012, kur kreu aktual i FFK-së së bashku me Muharrem Ramën kanë kryer shkelur ligjin duke kërcënuar Dritan Kadollin dhe të përfitonin prej tij një shumë 30 mijë eurosh dhe një makinë të tipit “BMW X5”. Këto do të përdoreshin për kryetarin e Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, i cili do të lejonte ndërtimin në një sipërfaqe toke që ilësohej si “zonë e gjelbër”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, Agim Ademi duket i vendosur për ta fituar me çdo kusht çështje dhe të dalë i pastër nga kjo histori. Këtë e vërteton edhe fakti se ka punësuar një tjetër avokat për ta mbrojtur përpara drejtësisë. Gjithsesi një vendim me 9 muaj burg ka sjellë një gjendje kaosi në FFK, ku ende nuk dihet se çfarë rruge do të ndiqet për më tej.

(E.Ç/ Dosja.al)

Shto Koment