Aktualitet

‘Afrohuni’/ Me qen antidrogë, kontrolle në shtëpi, publikohen pamje nga aksioni i RENEA-ve në Elbasan

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga operacioni “Krasta” në Elbasan.

ELBASAN- Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga operacioni “Krasta” në Elbasan, i cili u finalizuar tri ngjarjeve kriminale, një rast korrupsioni dhe 13 të arrestuar.

Nga pamjet duken forcat RENEA, të cilat kanë hyrë edhe në shtëpitë e të arrestuarve, duke  një nga grupet kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, grupin e Çapjajve, të përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale.

Gjatë kontrolleve në banesa, forcat RENEA kanë pasur me vete edhe qen antidrogë.

Operacioni “KRASTA” është finalizuar me zbardhjen e tri ngjarjeve kriminale, një rast korrupsioni dhe 13 të arrestuar. Armë, fishekë, jelekë anti-plumbë, portofol me stemën e Policisë janë disa nga sendet që iu janë sekuestruar të arrestuarve.

(k.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment