Politike

Afro 24 orë pas nisjes së numërimit! Celibashi: Në shumë KZAZ kemi probleme me sjelljen e numëruesve, ndikojnë partitë politike. Po shqyrtojmë denoncimet e Boiken Abazit

VIDEO
Celibashi shtoi se kjo gjë ka sjellë probleme dhe se ka ardhur si pasojë e ndikimit të partive politike. Kryekomisioneri tha se gjithashtu po bëhet një verifikim pas denocnimeve që kandidati i pavarur Boiken Abazi bëri publikisht. 
Featured image of article: Afro 24 orë pas nisjes së numërimit! Celibashi: Në shumë KZAZ kemi probleme me sjelljen e numëruesve, ndikojnë partitë politike. Po shqyrtojmë denoncimet e Boiken Abazit Ilirjan Celibashi

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje mbi numërimin e votave. Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se në shumë KZAZ ka probleme me numëruesit dhe me sjelljet e tyre. 

Celibashi shtoi se kjo gjë ka sjellë probleme dhe se ka ardhur si pasojë e ndikimit të partive politike. Kryekomisioneri tha se gjithashtu po bëhet një verifikim pas denocnimeve që kandidati i pavarur Boiken Abazi bëri publikisht. 


“Në Libohovë dhe Pustec, procesi ka përfunduar tërësisht si me partitë, edhe me kandidatët. Tërësisht ka përfunduar procesi edhe për zonën zgjedhore 10, ku është përdorur sistemi i votimit elektronik. KQZ po ndjek me shumë vëmendje ecurinë e këtij procesi. Kemi probleme në sjelljen e anëtarëve të KZAZ-së dhe të numëruesve. Puna është mjaft me tension, por kemi të dhëna që jo në pak raste, pengimi i procesit vjen si rrjedhojë i qëndrimit të partive politike. KQZ ka reaguar dhe pas ndërhyrjes së KQZ-së situata ka ndryshuar. Në momentin që ne flasim nuk kemi informacion që në ndonjë KZAZ të jetë ndërprerë procesi i numërimit. Në faqen e internetit të KQZ-së gjendjen të gjitha shifrat. E di që ka pasur probleme por ka qenë shumë i lartë numri i kërkesave për të aksesuar faqen. Kjo gjë krijon vonesa në kërkimin e informacionit. Sikurse dhe sot, siç jeni në dijeni, misioni ndërkombëtar doli me raportin paraprak, kryesisht me atë çfarë kanë vërejtuar në dotën e votimit. të gjitha vlerësimet e misionit të OSBE-së i gjejmë realiste. Kanë të njëjtin opinion si Komisioni i Zgjedhjeve. Kemi pasur disa raportie nga disa kandidatë për deputetë, si kandidati i pavarur Boiken Abazi. Jemi duke e ndjekur si situatë dhe përsa i takon KQZ-së do ndajë qëndrimet e duhura,”- tha Celibashi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen 55.6% e kutive të votimit në vend! PS-ja me diferencë të lehtë, ‘ngjyros’ me lejla Jugun! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri

(f.m/dosja.al)

Shto Koment