
KOSOVË-Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar se do të zhduki varfrin ekstreme në Kosovë, gjatë kohës që ai do të vij në qeverisje.
Më anë të një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se skemat sociale të qeverisjes së tij, ndër të tjera, do eliminojnë edhe korrupsionin.
“Përafërsisht 100,000 qytetarë të Kosovës jetojnë me më pak se 1 € në ditë, që është rezultat i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe keqmenaxhimit. Qeverisja jonë e mirë dhe skemat tona sociale do të zhdukin varfërinë ekstreme, do të luftojnë korrupsionin dhe do të rikthejnë ndjenjën e drejtësisë në shoqërinë tonë”, thuhet tutje në postimin e kreut të VV’së,”-ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Approximately 100,000 citizens of Kosova live with less than 1€ per day, a direct result of corruption and mismanagement.
Our good governance and social schemes will eradicate extreme poverty, fight corruption and restore a sense of justice in our society.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 22, 2021
(k.a/dosja.al)