Politike

Afrimi i Jozefina Topallit në PD, Paloka: Asnjë s’është përzënë, shumë vetë kanë gjuajtur me gurë edhe pse kanë pasur privilegje

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka komentuar procesin e hapjes brenda Partisë Demokratike. Ai u pyet për afrimin e figurave të larguara nga PD, midis të cilëve edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Paloka u përgjigj se nga PD asnjë nuk është përzënë, madje shume vetë kanë gjuajtur me gurë edhe pse kanë pasur privilegje brenda PD.
Featured image of article: Afrimi i Jozefina Topallit në PD, Paloka: Asnjë s’është përzënë, shumë vetë kanë gjuajtur me gurë edhe pse kanë pasur privilegje Edi Paloka dhe Jozefina Topalli

TIRANË -Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur në lidhje me procesin e përzgjedhjes së kandiatëve për deputetë dhe hapjen brenda partisë. I ftuar në “Open”, ai u pyet, nëse kjo forcë politike do të afrojë edhe të larguarit, siç është edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Paloka është përgjigjur, se nuk mund të bëjë ftesë për njerëz që nuk janë përzënë asnjëherë.

Jozefina është anëtare e Këshillit Kombëtar, siç u larguan mund të vijnë vetë. S’mund të bëhet ftesë, kur për kaq vite ke qenë pjesë e rëndësishme e partisë. Ka 8 vite që i bëhet kjo ftesë të gjithëve, aq më tepër kur asnjë s’është përzënë nga Partia Demokratike. Unë e quaj hapje kur vijnë njerëz të rinj, që s’kanë pasur poste në PD. Kemi qenë aq të hapur sa shumë veta kanë dalë e kanë gjuajtur me gurë dhe pse kanë pasur privilegje të mëdha në PD. Jam kundër afrimit të tyre, por i jep të drejtë të propozohen“, tha Paloka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment