Aktualitet

Afrim Krasniqi: Personi i gjendur në listën e zezë amerikane, ndodhet në kryesinë e PS-së

Krasniqi tha se një individ që ndodhet në listën e zezë amerikane është ende në kryesinë e PS-së.
Featured image of article: Afrim Krasniqi: Personi i gjendur në listën e zezë amerikane, ndodhet në kryesinë e PS-së Afrim Krasniqi

TIRANË- Drejtor Ekzekutiv ISP, Afrim Krasniqi i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se një individ që ndodhet në listën e zezë amerikane është ende në kryesinë e PS-së.

“Kur dënon Gjykata dhe Prokuroria, kur personi ka vepër penale si është e mundur që ekzekutimi dhe partitë politike nuk e largojnë nga administrata siç e kërkon ligji. Ne kemi individë që është në listën e zezë amerikane, është publik dhe vazhdon të jetë edhe në kryesinë e PS-së. Kemi një njeri tjetër po në strukturë që vazhdon të jetë. asnjë njeri nuk është larguar. Kemi individë që na është thënë publike që këta janë 100 njerëzit më të korruptuar dhe njëri prej tyre është emëruar në një nga postet më të larta në vend dhe na u tha pastaj që është listë facebook-u po në fakt u bë lista publike. Këto janë problemet”, u shpreh Krasniqi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Ora news

Shto Koment