Aktualitet

“Petriti u hodh nga dritarja i plagosur, vajzën ma kapën për flokësh”, Afërdita Laze tregon ç’u punuan grabitësit e maskuar në vilë, detaje nga tmerri që përjetuan

Afërdita shton më tej se më pas ka dalë vetë dhe e kanë plagosur në kmëbë. Petriti, sipas gruas, ishte në gjumë dhe është zgjuar nga zhurmat. Në momentin që ai ka dahsur të nxjerrë jashtë grabitësit, ata e kanë plagosur në bark dhe më pas e kanë mbylluer në banjo. Gruaja shton se Petriti është hedhur nga banjoja i plagosur, ka marrë një levë për t’u ngjitur prapë në banesë, por grabitësit ishin larguar.
Featured image of article: “Petriti u hodh nga dritarja i plagosur, vajzën ma kapën për flokësh”, Afërdita Laze tregon ç’u punuan grabitësit e maskuar në vilë, detaje nga tmerri që përjetuan Çifti Laze
Përditësuar:

TIRANË– Afërdita Laze, gruaja e biznesmenit Petrit Laze, të cilët mbetën të plagosur pas një grabitjeje me armë në shtëpinë e tyre ka rrëfyer se çfarë panë mbrëmjen e të dielës. Sipas Lazes, grabitësit ishin të rinj në moshë dhe derën ua ka hapur vajza e tyre, Dejzi. Ajo tregon se sapo kanë parë vajzën në derë, ata e kanë kapur për flokësh dhe më pas e kanë futur në dhomë. Afërdita shton më tej se më pas ka dalë vetë dhe e kanë plagosur në kmëbë. Petriti, sipas gruas, ishte në gjumë dhe është zgjuar nga zhurmat. Në momentin që ai ka dashur të nxjerrë jashtë grabitësit, ata e kanë plagosur në bark dhe më pas e kanë mbyllur në banjo. Gruaja shton se Petriti është hedhur nga banjoja i plagosur, ka marrë një levë për t’u ngjitur prapë në banesë, por grabitësit ishin larguar.

Ishte vajza jonë, Dejzi ajo që dëgjoi zhurmën e autorëve të cilët pasi janë ngjitur në banesë kanë trokitur në derë. Pasi vajza hapi derën, dy personat e maskuar e kanë kapur për flokësh dhe e kanë larguar në dhomë, më pas dola unë. Ata më qëlluan në këmbë dhe më lanë të plagosur. Petriti ndodhej në dhomë në gjumë dhe kur dëgjoi krismën e armës doli me vrap nga dhoma. Autorët i drejtuan armën dhe i kërkuan çelësin e kasafortës, por ai tentoi t’i nxjerrë jahtë. Ata e plagosën dhe mbyllën në banjo. Petriti u hodh nga dritarja i plagosur, mori një levë dhe u ngjit në banesë, por ata pasi kontrolluan banesën u larguan me shpejtësi pa mundur të marrin gjë. Vajza doli dhe lajmëroi dajën të cilit i tha “hajde shpejt se po na vrasin po na vjedhin”, më pas lajmëroi policinë dhe ambulancën. Autorët ishin djem të rinj të moshave rreth 18- vjeç,”- mësohet të ketë thënë Laze.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tre ditë më parë në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë, çifti, Petrit dhe Afërdita Laze  u plagosën nga dy persona teksa ndodheshin brenda banesës së tyre. Autorët hynë në banesë për të grabitur dhe pas përballjes me familjarët qëlluan me armë.  Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar. Po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve të grabitjes. Çifti me origjinë nga Skrapari, prej 1994 ishin zhvendosur në Tiranë ku kishin hapur biznesin e tyre. Për ngjarjen në fjalë, policia ka shpallur në kërkim dy persona. I dyshuari i parë është një fqinj i tyre, ndërsa i dyti është i afërm i familjes Laze. Për këtë të fundit dyshohet se mund të ketë qenë pjesë e grupit që tentuan grabitjen. Identiteti e tyre nuk dihen ende.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment