Aktualitet

Plagosën çiftin në Allias pasi hynë në banesë për të grabitur/ Arrestohet 28-vjeçari, në kërkim super hajduti, si ‘dolën zbuluar’ para policisë (EMRAT)

  • Mbi 500 grabitje dhe dhjetra herë i shoqëruar në Polici/ Kush është super hajduti që plagosi çiftin në Allias (FOTO+EMRI)
  • Policia ka arrestuar 28-vjeçarin Fatjon Mërtënika dhe ka shpallur në kërkim Markeljan Cungun.
    Featured image of article: Plagosën çiftin në Allias pasi hynë në banesë për të grabitur/ Arrestohet 28-vjeçari, në kërkim super hajduti, si ‘dolën zbuluar’ para policisë (EMRAT) Arrestimi, çifti që u grabit dhe armët e sekuestruara

    Tiranë- Policia e Tiranës ka identifikuar dy autorët që plagosën Petrit dhe Afërdia Lazen në Allias, më 19 janar, pasi u futën në banesën e biznesmenëve për të grabitur. Policia njofton se për këtë ngjarje është arrestuar 28-vjeçari Fatjon Mërtënika dhe është shpallur në kërkim Markeljan Cungu.  Mërtënika ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa Cuku ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe drogë.

    Sipas Policisë gjatë operacionit janë gjetur të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, dy armët e zjarrit, konkretisht një kallashnikov dhe një pistoletë.  Gjithashtu, së bashku me armët e zjarrit, Policia gjeti të fshehura një maskë, municion luftarak, fasheta plastike e sende të tjera.

    Njoftimi i Policisë:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Finalizohet operacioni policor “Mjegulla”. Zbardhet ngjarja e ndodhur në Allias, Tiranë.
     Arrestohet njëri nga autorët e ngjarjes, si dhe shpallet në kërkim autori tjetër, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes. Grupi hetimor ka siguruar prova shkencore për autorësinë e kësaj ngjarjeje. Gjenden dhe sekuestrohen edhe dy armët e dyshuara të përdorura gjatë tentativës për grabitje, municion luftarak, maskë e sende të tjera. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 19.01.2020, rreth orës 21:35, në rrugën “Njazi Meka” Allias, në banesën e shtetasit P. L., ku dy shtetas të maskuar tentuan të vidhnin me armë sende me vlerë dhe për pasojë mbetën të plagosur rëndë të zotët e banesës, çifti P. L. dhe A. L., Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i vlerësimit maksimal të kësaj ngjarjeje, punës profesionale operative dhe hetimore, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur sigurimi i informacioneve dhe provave, të cilat çuan në zbardhjen dhe dokumentimin me prova shkencore të kësaj ngjarjeje. Bazuar mbi provat e siguruara, Sektori për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Nr. 4, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bëri të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor “Mjegulla”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: F. M., 28 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
     Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. C., si bashkautor në këtë ngjarje, person me precedent kriminal, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur të gjejnë të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, dy armët e zjarrit, konkretisht një kallashnikov dhe një pistoletë, që dyshohet se i kanë përdorur autorët mbrëmjen e datës 19 janar 2020. Gjithashtu, së bashku me armët e zjarrit, Policia gjeti të fshehura një maskë, municion luftarak, fasheta plastike e sende të tjera. Vijon puna për kapjen e bashkautorit, i cili gjatë operacionit nuk është gjetur në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, me pasoje plagosjen e rendë të dy shtetasve dhe “Armëmbajtja pa leje”, të cilat parashikojnë dënimin deri në 15 vite burgim.

    Më 17 janar në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë, çifti, Petrit dhe Afërdita Laze  u plagosën nga dy persona teksa ndodheshin brenda banesës së tyre. Autorët hynë në banesë për të grabitur dhe pas përballjes me familjarët qëlluan me armë. Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar. Po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve të grabitjes. Çifti me origjinë nga Skrapari, prej 1994 ishin zhvendosur në Tiranë ku kishin hapur biznesin e tyre, atë të prodhimeve të brumit.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment