LIVE UPDATES
Aktualitet

“Afati për kreditë e buta shtyhet deri më 17 maj”, Veliaj jep lajmin e mirë për aplikantët, sulmon Bashën: Ke shtëpi

17 Mars 2020, 13:48 Nga DOSJA
“Afati për kreditë e buta shtyhet deri më 17 maj”,

TIRANË– Bashkia e Tiranës ka vendosur që të shtyjë gjer më 17 maj afatin e aplikimit për kreditë e buta. Në lidhje telefonike për News 24, kryebashkiaku Veliaj beri me dije se një nga vendimet që do tē miratohen nga këshilli bashkiak do të jetë dhe ajo për ti dhëne kohe qytetarëve qe të aplikojnë pasi të kalojë dhe kjo situatë emergjence prej koronaviruesit. Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur për të ndihmuar familjet në nevojë për strehim.

Aplikimin për kreditë e buta kemi vendosur që ta shtyjmë me dy muaj, pra nga 17 marsi do të jetë 17 maji dita e fundit e aplikimit për kreditë e buta. Dhe sigurisht nëse kriza do të vazhdojë, ne do të duhet ta moderojmë edhe atë vendim; pra askush nuk ka nevojë të ngutet apo të vijë në Bashki, kjo është diçka që pret. Ajo që nuk pret është higjiena dhe menaxhimi i kësaj krize. Ne kemi interes t’i japim, jo t’i mbajmë kreditë e buta. Kështu që për sa kohë që bashkia e ka paguar interesin, ne duam që sa më shumë familje të reja të përfitojnë nga ky proces”, deklaroi ai.

Veliaj siguroi gjithashtu se Bashkia e Tiranës do të vijoje ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

Një proces tjetër që jemi duke e vazhduar është procesi i kompensimit dhe i rindërtimit të shtëpive pas tërmetit. Ka qenë një porosi e veçantë e kryeministrit, që të gjitha bashkitë të funksionojnë me dy skuadra, pra një skuadër që merret me emergjencën aktuale që në Bashkinë e Tiranës përveç kryetarit dhe drejtuesve kryesorë, është Zjarrfikësja, Policia Bashkiake, transporti, ujësjellësi, dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, bashkë me Shërbimet Sociale, që çojnë drekat dhe darkat në çdo familje në nevojë, kryesisht tek të moshuarit. Por ka edhe një skuadër tjetër që po vazhdon punën normale, që përveç kredive të buta, ka të bëjë me ndërtimin e 600 shtëpive të reja në fshat që janë dëmtuar prej tërmetit, dhe planifikimin final të lagjeve të reja për të tjerët që në zonat urbane mund të kenë të dëmtuar apo humbur shtëpinë e tyre prej tërmetit. Duam të mendojmë, dhe po e imagjinojmë Tiranën edhe mbas kësaj situate. Sigurisht që ne do ta fitojmë këtë betejë, e sigurisht që kjo flamë një ditë do mbarojë dhe do mundet. Kështu që duhet të mendojmë që tani se çfarë do të bëjmë në ditën e parë kur të kthehemi në normalitet”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka bërë apel PD që të mos përdorë këtë situatë për përfitime politike. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se nuk ka asnjë koment në lidhje me deklaratat e PD drejtuesit e së cilës flasin për oligarkë por rrinë të shtëpia e oligarkëve. I pyetur nëse do të ndërhyhet tek Teatri, Veliaj tha se mezi pret t’i kthehet debatit të teatrit por kur të mbarojë kjo krizë. “Këto ia kam lënë atyre të gjumit dhe që i kanë shtëpitë tek oligarkët. Mezi pres t’i kthehem debatit të Teatrit por kur të mbarojë kjo krizë,”- tha Veliaj.

Po ashtu ai tha se: “Nëse PD do të përdorë çdo krizë për një lavdi patetike që nuk i shkon këtij momenti, është e lirshme ta bëjë. Por për dikë që shan oligarkët dhe rri te shpia e oligarkëve. Për dikë që shan autostradat dhe bën biznes te ndërtesat e atyre që kanë autostradat. Për dikë që bllokon rrugën kur ne mund ta kishim mbaruar Astirin… Nuk kam asnjë koment”.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi erion veliaj koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën