Bota

Afati i “Brexit” drej përfundimit/ Johnson: Britania mund të braktisë bisedimet tregtare

Johnson është shprehur ditën e sotme se  Britania mund të braktisë bisedimet tregtare pas Brexit
Featured image of article: Afati i “Brexit” drej përfundimit/ Johnson: Britania mund të braktisë bisedimet tregtare Kryeministri britanik, Boris Johnson.
Përditësuar:

LONDËR– Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur ditën e sotme se  Britania mund të braktisë bisedimet tregtare pas Brexit, një ditë pasi ai ra dakord të takonte kreun e Komisionit Evropian në një përpjekje të fundit për marrëveshje.

Ndërsa kanë mbetur vetëm tre javë para se Britani të largohet përfundimisht nga blloku, Johnson lajmëroi më herët se do të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në ditët e ardhshme.

Johnson tha se situata ndërmjet palëve është e ndërlikuar ndërsa u shpreh i bindur se nuk do të sakrifikonte të ardhmen e Britanisë për të tashmen.

Të dy palët i kanë bërë thirrje tjetrit për kompromis për të arritur një marrëveshje, dhe ta shohin takimin si përpjekjen e fundit për të parë nëse ekziston një rrugë politike e përbashkët.

Që kur Britania u largua nga BE në janar, të dy palët kanë ngecur në tre çështje, duke rritur mundësinë e e një skenari të ri marrëveshjeje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur nëse do të përpiqej  deri në fund për të bërë një marrëveshje mbi tregtinë, Johnson u tha gazetarëve: “Po sigurisht.”

Ne jemi gjithmonë me shpresë, por ju e dini që mund të vijë një moment kur duhet të pranojmë se është koha për të lëvizur,” tha Johnson.

Britania, e cila u bashkua  në BE në vitin 1973, u largua më 31 Janar 2020, por udhëheqësve u duhej kohë për të negociuar një marrëveshje për marrëdhëniet tregtare të mëvonshme. Prej më shumë se 10 muajsh, palët kanë vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshje e cila ka dështuar. Por nëse deri me 31 Dhjetor marrëveshja nuk arrihet,  do të vendosen kontrollet dhe taksat kufitare për mallrat që trasnportohen midis MB dhe BE.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment