Aktualitet

Vdesin 3 persona nga shpërthimi i bombolës, një plagoset rëndë, helikopteri niset me urgjencë drejt Bulqizës, më lehtë shkohet në Maqedoni

Mësohet se fshati Ostren i Madh është fshati më i largët i qarkut të Dibrës. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se një helikopter është nisur për të dërguar të plagosurin në spital. Por ndërkohë më afër është që i plagosuri të transportohet në Maqedoni.
Featured image of article: Vdesin 3 persona nga shpërthimi i bombolës, një plagoset rëndë, helikopteri niset me urgjencë drejt Bulqizës, më lehtë shkohet në Maqedoni Foto ilustruese

BULQIZË– Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në fshatin Ostren i Madh në Bulqizë, ku nga shpërthimi i një bombole gazi kanë vdekur 3 persona dhe 1 është plagosur rëndë.

Mësohet se fshati Ostren i Madh është fshati më i largët i qarkut të Dibrës. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se një helikopter është nisur për të dërguar të plagosurin në spital. Por ndërkohë më afër është që i plagosuri të transportohet në Maqedoni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. Në gjendje të rëndë vajza e tretë, e cila po lufton me vdekjen. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tola, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment