Showbiz

Ku ka zë, s’është pa gjë! Adrola Dushi dhe Capital T në lidhje? Modelja mbështet publikisht reperin: Suksese Trim!

Capital T ka publikuar këngën e tij më të re, e titulluar “Rrushe” e cila pasqyron realitetin e vendit tonë dhe mes shumë miqve dhe dashamirësve s'ka munguar as urimi i Adrolës.
Featured image of article: Ku ka zë, s’është pa gjë! Adrola Dushi dhe Capital T në lidhje? Modelja mbështet publikisht reperin: Suksese Trim! adrola dushi capital t

PRISHTINË– Reperi kosovar Capital T ka publikua këngën më të re e titulluar “Rrushe”, e cila flet për një realitet të trishtë të vendit tonë.

Kënga u prit shumë mirë nga fansat e miqtë e reperit dhe urimeve për këtë projekt muzikor iu bashkangjit edhe modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, e cila përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” u shpreh se kjo këngë është pasqyre e realitetit të hidhur që jeton çdo ditë Shqipëria.

“Çdo varg i ketij teksti, pasqyre e realitetit te hidhur qe jeton cdo dite Shqiptaria…Emocione te forta ne cdo dëgjim. Nje nga projektet me te bukura muzikore qe kam degjuar ne kaq kohe. Suksese Trim”, ka shkruar Adrola.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Adrola Dushi

Kujtojmë që dyshja është përfolur për një romancë që nga koha e bashkëpunimit në një nga videoklipet e këtij të fundit. Publikisht ata janë shprehur se janë miq të mirë dhe nuk e kanë pranuar romancën.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment