Sport

Adriano-Lukaku, shkëmbim batutash: Bashkë do të shënonim 70 gola te Interi

Mes batutash por edhe kuriozitetesh për eksperiencën e tyre zikaltër, sulmuesi aktual dhe “Perandori” argëtuan mijëra tifozë që u futën t’i ndiqnin në këtë diskutim shumë interesant.
Featured image of article: Adriano-Lukaku, shkëmbim batutash: Bashkë do të shënonim 70 gola te Interi Adriano dhe Lulaku

Romelu Lukaku dhe Adriano kanë qenë protagonist të një bashkëbisedimi shumë interesant në profilin zyrtar të Interit. Mes batutash por edhe kuriozitetesh për eksperiencën e tyre zikaltër, sulmuesi aktual dhe “Perandori” argëtuan mijëra tifozë që u futën t’i ndiqnin në këtë diskutim shumë interesant.

Adriano: “Imagjino ne të dy te Interi në sulm?

Lukaku: Bashkë do të shënonim 70 gola te Interi!”

Adriano: “Si ndihesh në Itali?”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lukaku:Java e parë nuk ishte edhe aq e lehtë. Pastaj ka futboll shumë taktik dhe duhet të mësoj mekanizmat. Kur kisha mundësinë të vija në Itali mendoja vetëm për Interin dhe isha i dashuruar pas një ekipi që kishte fituar Kupën me veshë të mëdha (Champions) me sulmues të mëdhenj”.

Lukaku: “Trajneri që të ka ndihmuar më shumë?

Adriano: “Prandeli te Parma, te Interi Mancini dhe Mourinho”.

(e.c.dosja.al)

Shto Koment