Showbiz

Adriana Matoshi vlerësohet me çmimin prestigjioz në festivalin ndërkombëtar të filmit në Brazil

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi është vlerësuar me një tjetër çmim ndërkombëtar.
Featured image of article: Adriana Matoshi vlerësohet me çmimin prestigjioz në festivalin ndërkombëtar të filmit në Brazil Adriana Matoshi

KOSOVE– Adriana Matoshi, aktorja e njohur shqiptare ka marrë një tjetër çmim ndërkombëtar për rolin e saj në filmin më të ri “Zana”.

Aktorja ka arritur të marrë çmimin si aktorja më e mirë në festivalin “Fantaspoa” në Brazil.

Lajmin e ka bërë me dije regjisorja e filmit, Antoneta Kastrati përmes një postimi në rrjete sociale, e cila uron aktoren për këtë arritje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shumë urime Adriana për çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e filmit fantastik Fantaspoa në Brazil. Adriana Matoshi fiton çmimin si artisja më e mirë në festivalin ndërkombëtar “Fantaspoa” me rolin e Lumes në “Zana”. Urime e dashur! Ti je një aktore fantastike. Jam me fat që pata shansin të punoj me ty”, ka shkruar Kastrati.

Postimi i Antoneta Kastrati

Filmi “Zana” nga Antoneta Kastrati u përzgjodh pak kohë më parë si një ndër dhjetë filmat evropianë nga regjisore femra që do të shfaqen në kuadër të programit “Europe! Voices of Women in Film” në Sidney.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment