Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Adoleshenti vret prindërit dhe të motrën, fotot i poston online, qëllon dhe veten për vdekje
18 Shtator 2021, 18:44Nga DOSJA
SHBA – Adoleshenti,William Quince Colburn III nga Teksasi, vrau motrën dhe prindërit e tij dhe pasi postoi fotografi të trupave të tyre në mediat sociale, kërcënoi se do të vazhdonte dhunën në një shkollë.
Policia gjurmoi adoleshentin në një park automjetesh të mërkurën pasi u njoftuan për imazhet në mediat sociale. Ata i kërkuan të dilte jashtë shtëpisë së tij, por ai nuk pranoi. Më pas ata dëgjuan një të shtënë me armë.
“Hymë menjëherë dhe zbuluam skenën e shpërndarë në mediat sociale. Adoleshenti u gjet gjithashtu i vdekur nga një plagë me armë zjarri. Në total, hetuesit gjetën 4 trupa të vdekur dhe 2 qen të ngordhur“, tha Departamenti i Policisë i Aransas Pass në një deklaratë.
Trupat u identifikuan si babai, William Colburn Jr, e ëma Jana Colburn dhe motra, Emma Colburn, 13. Mahria Batts, motra e madhe po mbledh fonde për funeralin e anëtarëve të familjes. “Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga ngjarjet që kanë ndodhur sot. Ashtu si shumë në komunitet, ne jemi të lënduar, të zemëruar, të trishtuar dhe mbi të gjitha, ndihemi bosh. Ne duhet të festonim sot ditëlindjen e 53 -të të nënës sonë. Në vend të kësaj, ne duhet të mendojmë për funeralin e tyre”, tha ajo për The Independent.
(m.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA – Multimilioneri, trashëgimtar i pasurive të patundshme në Nju Jork, Robert Durst është dënuar për vrasjen e shoqes së tij më të mirë Susan Berman më...
AFGANISTAN – Të paktën dy persona u vranë dhe deri në 20 të tjerë u plagosën në tre shpërthimet në qytetin lindor afgan të Jalalabad të shtunën.“Der...
FLORIDA – Një grua nga Florida e cila u zhduk gjatë një udhëtimi me furgon me të dashurin e saj është bërë subjekt i një kërkimi ndërkombëtar ndërsa autor...
KOSOVË– Një burrë dhe një grua kanë dhunuar në mënyrë barbare një tjetër grua. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në qytetin e Pejës.Pamjet e publ...
ITALI– Renato Pecorelli, babai i Davide Pecorellit, biznesmenit të gjetur pas tetë muajsh i zhdukur është shprehur shumë i lumtur pas këtij lajmi. Mediat ...
GJENEVË– Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zgjati misionin e tij politik në Afganistan për gjashtë muaj me një votim unanim të premten.Në t...