Aktualitet

Adoleshentët dhunojnë bashkëmoshatarin, thirrja e Hazizajt: Mos e shpërndani videon!

Aktivisti i Shoqërisë Civile Altin Hazizaj ka bërë thirrja që videoja e bullizmit të mos shpërndahet për t'u kthyer në virale.
Featured image of article: Adoleshentët dhunojnë bashkëmoshatarin, thirrja e Hazizajt: Mos e shpërndani videon! Altin Hazizaj

TIRANË– Aktivisti i Shoqërisë Civile Altin Hazizaj, ka bërë thirrje që videoja ku disa adoleshentë shfaqen duke dhunuar bashkëmoshatarin e tyre të mos shpërndahet.  

Me anë të një postimi në Facebook, Hazizaj shkruan se videoja nuk duhet shpërndarë pasi dhunuesit ndjehen heronj, ndërsa viktima poshtërohet çdo ditë e më shumë sa herë që sheh pamjet.

“Bëhuni të llogjikshëm dhe vendosni veten në vendin e tij apo të prindërve! Dhuna nuk ka vend në rrjete sociale,”-shkruan Hazizaj.

Postimi i plotë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

MOS E SHPERNDANI VIDEON ADOLESHENTEVE QE RRAHIN SHOKUN E TYRE!!!!

Miq e mikesha, online eshte hedhur nje video e disa adoleshenteve qe rrahin dhe torturojne nje adoleshent tjeter! MOS E SHPERNDANI! Mos i jepni askujt kenaqesine qe te ndjehen heronj dhe per me teper mos e beni viktimen e ketij krimi te shikoje pamjet poshteruese çdo here qe dikush nga ne e ndan! Behuni te llogjikshem dhe vendosni veten ne vendin e tij apo te prinderve! Dhuna nuk ka vend ne rrjete sociale. Te navigojme me respekt!

Prej disa ditësh në rrjet qarkullon një video, ku një grup adoleshentësh dhunojnë një bashkëmoshatarin e tyre. Përveçse dhunës fizike, të miturit e detyrojnë shokun e tyre që të përdorë fjalë denigruese. Përveçse në rrjet videoja është shpërndarë edhe në 6 Komisariatet e policisë së Tiranës, ndërsa të miturit janë shpallur në kërkim. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment