Politike

Adnor Shameti: Pse ia hoqëm Metës betimin, e kemi kopjuar nga Ukraina

Për të folur për këto ndryshime ligjore, mbrëmjen e sotme është i ftuar në emisionin “Provokacija” deputeti i PS-së, Adnor Shameti.
Featured image of article: Adnor Shameti: Pse ia hoqëm Metës betimin, e kemi kopjuar nga Ukraina Adnor Shameti

Në seancën e neserme plenare pritet të miratohen ndryshimet ligjore për ceremoninë e betimit të anëtareve të Kushtetueses dhe Kryeprokurorit.  Kjo iniciativë u ndërmor nga mazhoranca pasi Presidenti Meta nuk thirri për tu betuar Arta Vorpsin e për pasojë ajo nuk arriti të bëhej anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se mori një “leter betimi” tek noterja.

Për të folur për këto ndryshime ligjore, mbrëmjen e sotme është i ftuar në emisionin “Provokacija” deputeti i PS-së, Adnor Shameti.

Gjatë bisedës me Mustafa Nanon, ai theksoi se nuk do të ndryshohet Kushtetuta, por do të bëhen ndryshime në dy ligje organike ‘ligji për organizimin e Gjykatës Kushtetuese’ dhe ‘ligji për statusin e magjistratëve’ për të cilat duhet shumicë e cilësuar.

Shameti sqaroi me hollësi ndryshimet që pritet të votohen nesër në parlament:

“E drejta e ceremonisë së betimit, është e drejtë e Presidentit. Nuk do t’ia heqim këtë të drejtë. Ajo që kemi kaluar në Komisionin e Ligjeve dhe do të votohet nesër në seancë plenare, është një shtesë që parashikohet se nëse Presidenti nuk e ushtron këtë të drejtë brenda 10 ditëve, parashikohet që betimi i anëtarit të Kushtetueses të bëhet me shkrim dhe t’i niset Presidentit dhe Gjykatës. Pra e drejta e ceremonisë është e drejtë kushtetuese, ndërsa mënyra se si bëhet betimi do të rregullohet me ligjin organik”.

Sipas tij, kjo nuk bëhet për inate personale me Metën, por të zhbllokuar emërimet në këtë gjykatë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk është personale me Metën, por është një nismë vetëm për të zhbllokuar emërimet në Kushtetuese që është detyrim i Bundestagut gjerman dhe pjesë e Reformës në Drejtësi. Këtë mekanizëm zhbllokues ne e kemi futur edhe në ligjin për statusin e magjistratit. Parashikojmë që edhe për Prokurorin e Përgjithshëm të bëhet e njëjta gjë si për anëtarët e Kushtetueses. Ceremonia e betimit për Prokurorin e Përgjithshëm bëhet nga Parlamenti, nëse parlamenti nuk e bën për 10 ditë, ai (kryeprokurori) e dërgon me shkrim aktin e betimit.

Këtë mekanizëm nuk e kemi shpikur ne por është sugjerim i Komisionit të Venecias që është dhënë për një rast të ngjashëm në Ukrainë. Ne këtë model kemi marrë si modelin më të mirë të zgjidhjes për të mos i lënë institucionet me vakanca. Sakaq ne presim mendimin e Komisionit të Venecias edhe për çështjen e Arta Vorpsit,. Kemi të parashikuar që në muajin mars të kemi marrë opinionin e Venecias për këtë rast”.

Gjatë bisedës, Nano e ngacmon Shametin duke i thënë se”Meta është president mistrec, se kështu e quan mazhoranca dhe unë do të thoja se është një president i keq, por çdo mazhorancë e ka për detyrë të merret me këtë president që e ka zgjedhur vetë. Por mendoj se nuk bëhet kështu duke i hequr kompetencat”.

Shameti përgjigjet se “në kushtetutë në ligj, akti i betimit është akt ceremonial dhe nuk cënon thelbin e gjësë. Do të doja shumë të mos kishim ardhur në këtë pikë, por i duhej prerë rruga këtij lloj bllokimi pavarësisht mistrecllëqeve të Presidentit.

Marrë nga ABC News

Shto Koment