Aktualitet

‘ADN-ja u morr nga dhëmballa e kufomës’/ Anila Hoxha tregon detaje nga vrasja e Eglantina Bucit, si u takua me të ëmën pas 23 vitesh: Qëndroi 2 netë me të…

Në fjalën e saj, gazetarja ka bërë me dije se e vetmja që ka pranuar të japë ADN për të indentifikuar kufomën e gjetur në malin me gropa. 
Featured image of article: ‘ADN-ja u morr nga dhëmballa e kufomës’/ Anila Hoxha tregon detaje nga vrasja e Eglantina Bucit, si u takua me të ëmën pas 23 vitesh: Qëndroi 2 netë me të… Eglantina Buci

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në emisionin “Open” ka folur lidhur me vrasjen e 23-vjeçares, Eglantina Buci. Në fjalën e saj, gazetarja ka bërë me dije se e vetmja që ka pranuar të japë ADN për të indentifikuar kufomën e gjetur në malin me gropa.

Sipas Hoxhës, e ëma e Eglantinës ishte kthyer në shtëpinë e saj të vajzërisë në fshatin Laknas dhe me të bijën kishte pasur kontakte vetëm kur ishte larguar nga shtëpia e të atit.

“Nafia jeton në Laknas dhe janë marrë të dhënat e dhëmballës së eshtrave të gjetura në vitin 2012 për t’i krahasuar me të sajat.  I penduari ka qënë bashkëpunëtor në një krim tjetër me Shkëlzën Bucin. Është kuptuar nëpërmjet përgjimeve se ka qënë dëshmitar i një vrasjeje. Dëshmitari tregon tregon se babai ka dashur ta joshë vajzën kur ajo fshihej tek Xhaxhai që quhet Bashkim. Gjithashtu ka pasur edhe një proces gjyqësor të hapur ndaj babait të saj. Dëshmitari tregon se Shkëlzeni e ka qëlluar dy herë me armë Eglantinën. Goditja e parë ka qenë në fytyrë, ndërsa goditjen e dytë nuk e ka parë. Eglantina fillimisht fshihej tek xhaxhai. Por ka qëndruar 2 netë edhe tek e ëma. Kjo është ndarë me Faiku Bucin dhe Eglantinën e ka lënë 6 muajsh. Mesa duket i ati nuk i linte të kishin kontakte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

,”-tha gazetarja.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment