Aktualitet

Admiruesi i Albin Kurtit i bën thirrje nga protesta, 77-vjeçari i thotë hapur: Ne s’kemi udhëheqësa, eja na përfaqëso

Në fjalën e tij, në protestën kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Ndreu u shpreh se Shqipëria nuk kishte udhëheqës, duke e ftuar që të vijë dhe të përfaqësojë popullin. 
Featured image of article: Admiruesi i Albin Kurtit i bën thirrje nga protesta, 77-vjeçari i thotë hapur: Ne s’kemi udhëheqësa, eja na përfaqëso Elez Ndreu

TIRANË– Një protestues 77-vjeçar, Elez Ndreu ka kërkuar nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti që të kandidojë në Shqipëri. 

Në fjalën e tij, në protestën kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Ndreu u shpreh se Shqipëria nuk kishte udhëheqës, duke e ftuar që të vijë dhe të përfaqësojë popullin. 

“Këta ta harrojnë dhe duhet të kujtojnë mirësjelljen e Albin Kurtit. E shembën Teatrin, ai është simbol i shqiponjës dykrenare, që ia hoqën një kokë. Dëshira ishte që t’i festonim 100 vjetorit. Tani i bëj të fala zotit Albin Kurti. Meqënëse ne nuk kemi udhëheqësa të vijë dhe të na përfaqësojë ne,”-tha ai. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot është zhvilluar protesta e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Artistët kanë zbritur në shesh, ku ndodhen edhe shumë qytetarë, bashkë me eksponentë të Opozitës. Ata kërkojnë ndërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte, në të njëjtin vend. Paralelisht u zhvillohen protesta në Durrës ku përfudnoi me dy të shoqëruar dhe në Shkodër.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment