Aktualitet

Admir Tafili kërkon lirinë me skemën e Indrit Dokles, ‘koka’ e grupit të tritolit, agresiv dhe i papenduar për vrasjet makabre

Pretekstin e gjetur nga Indrit Dokle se ishte sjellë mirë gjatë vuajtjes së dënimit, e po ashtu edhe të gjendjes shëndetësore, janë përdorur edhe nga Tafilaj.
Featured image of article: Admir Tafili kërkon lirinë me skemën e Indrit Dokles, ‘koka’ e grupit të tritolit, agresiv dhe i papenduar për vrasjet makabre Admir Tafili, i denuar

BURREL- Admir Tafilaj, i dënuar me 2 burgime të përjetshme kërkon ulje të dënimit. Duke përdorur skemën e Indrit Dokles, Tafilaj ka kërkuar të përfitojë ulje të dënimit, por gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata e Burrelit.

Admir Tafilaj është dënuar me 2 burgime të përjetshme, dhe 22 vit burg për vrasje e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi. Ai njihet edhe si kreu i grupit të ‘tritolit’ pasi teksa ndodhej në burg porositi vrasjen e Ibrahim Manit përmes Kristi Pinës, një bashkëpunëtor tashmë i drejtësisë.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pretekstin e gjetur nga Indrit Dokle se ishte sjellë mirë gjatë vuajtjes së dënimit, e po ashtu edhe të gjendjes shëndetësore, janë përdorur edhe nga Tafilaj. Por Drejtoria e Burgjeve, ka kundërshtuar në Gjykatën e Burrelit, e cila e mori parasysh deklarimin e zyrtarit të burgjeve, se në institucionin e vuajtjes së dënimit, Tafili ka shkelur rregullat, nuk është bashkëpunues, nuk është penduar asnjëherë për krimet e rënda, dhe është agresiv.

Javët e fundit, burgjet janë vënë në qendër të opinionit publik, pas disa lirimeve të të dënuarve me burgim të përjetshëm. Gjykatat kanë liruar nga burgu, Indrit Doklen dhe Sardian Sulejmanin, të dy të dënuar, me burgim të përjetshëm. Sipas vendimeve të gjykatave ata janë liruar me kusht, por ministria e Drejtësisë, ka reaguar duke dalë kundër tyre. Nga ana tjetër lirinë e kanë parë dhe dy të dënuar të tjerë, Dritan Dajti dhe Altin Avdylajt, të cilët për arsye shëndetësore për disa orë kanë bërë xhiro në Tiranë. Në rastin e Dajtit, Gjonaj reagoi duke shkarkuar drejtuesit e burgut të Peqinit.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment