Aktualitet

Administratori i kampit “Al-Hawl” nxjerr blof Ramën: Riatdhesimi është proces i lehtë, do na lehtësonin nëse do tërhiqnin shtetasit e tyre

Administratori i “Al-Hawl” shprehet se procesi i riatdhesimit të qytetarëve nga kampi nuk është një proces i vështirë.
Featured image of article: Administratori i kampit “Al-Hawl” nxjerr blof Ramën: Riatdhesimi është proces i lehtë, do na lehtësonin nëse do tërhiqnin shtetasit e tyre Edi Rama dhe Alvin Berisha

Tiranë- Rasti i Alvin Berishës brenda kampit Al-Hawl në Siri, solli në vëmendjen e të gjithëve jo vetëm historinë e vogëlushit,  por edhe historistë e shqiptarëve që kanë mbetur të bllokuar prej vitesh në këtë kamp famëkeq.

Shpëtimi i tij u bë një nga çështjet më të diskutuara të momentit. Nga qeveria shqiptare, u paraqit tepër i vështirë procesi për rikthimin e Albin Berishës pranë familjes. Edi  Rama u shpreh se kjo nuk është çështje ambasadash dhe se misioni ishte i vështirë, pasi sipas tij situata ishte tejet e komplikuar në Siri. Gjithashtu ai theksoi se shteti shqiptar po bënte të pamundurën për nxjerrjen e djalit nga kampi.  Por rezultoi se ishte Organizata e Kryqit të Kuq, ajo e cila bëri të mundur rikthimin e  Alvinit në Itali, në bashëpunim me Policinë italiane.

Por si mund të nxirret një person nga kampi Al- Al-Hawl në Siri? 

Një prej administratorëve të kampit Al-Hawl, i cili ka deklaruar për gazetarin e “A2”, Julian Kasapi, se ministritë e Punëve të Jashtme e kanë të thjeshtë që të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga kampi. Sipas tij çdo shtet është i mirëpritur që të marrë dhe të riatdhesojë shtetasit e vetë.

“Në kampin Al Hawl bëhet një punë e madhe për të menaxhuar të gjithë pjesët e tij në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe ato joqeveritare. Në pjesën e ish-luftëtarëve të huaj ndodhen 10 mijë persona aktualisht. Do të ishte një shumë mirë nëse shtetet nga të cilat ata kanë prejardhjen, të bënin riatdhesimin e tyre pasi, mund të themi që kjo pjesë e kampit Al Hawl është tej mase e radikalizuar dhe ne e kemi shumë të vështire rehabilitimin total të tyre pasi kemi bërë çdo gjë deri më tani. Në pjesën e ndërkombëtarëve ndodhen njerëz nga 48 shtete të ndryshme. Çdo shtet është i mirëpritur që të marrë dhe të riatdhesojë shtetasit e vetë. Për ne do të lehtësohej shumë puna këtu nëse çdo vend do të tërhiqte nga 100 shtetas secili. Nëse kjo do të ndodhte do të lehtësonte shumë punën tonë dhe mbi të gjitha do të kryente rehabilitimin e këtyre individëve. Në pjesën që ne e quajmë ndërkombëtare, janë vendosur femrat e huaja ish-luftëtare të ISIS nga këto 48 shtete. Nëse ndonjë nga këto shtete, do të kërkonte të tërhiqte shtetasit e tyre do të duhej që ministritë e Punëve të Jashtme të kontaktojnë me administruesit e kampit dhe të koordinoheshin me ta për të riatdhesuar këdo.”, ka deklaruar ai.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që mbërtheu para ekranit të gjithë njerëzit anë e mbanë botës pas prej vitesh endej në kampet e Sirisë, teksa i ati e kërkonte dëshpërimisht me zemër në dorë. Ai u shpëtua sot dhe arriti të bashkohej me të atin, Afrim Berisha dhe me dy motrat e tij, falë një operacioni ndërkombëtar që u realizua në bashkëpunim me forcat amerikane, Gjysmë Hënën, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Inteligjencën italiane.

I vogli shqiptar u rrëmbye nga e ëma Valbona Berisha, e cila para pesë vitesh mori Alvinin e vogël dhe u nis drejt Sirisë pa pyetur askënd për t’u bërë bashkë me forcat e ISIS.

J.V/Dosja.al

Shto Koment