
SHBA- Administrata Trump paditi Facebook-un të enjten për dyshime se ka favorizuar emigrantët për punë që ishin me viza të përkohshme.
Padia nga Departamenti i Drejtësisë pretendon që nga 2018 deri në Shtator 2019, Facebook diskriminoi punëtorët amerikanë duke rezervuar vendet e punës për punëtorët që marrin viza të përkohshme.
Në një deklaratë, zëdhënësi i Facebook Andy Stone tha: “Facebook ka qenë duke bashkëpunuar me DD në shqyrtimin e kësaj çështjeje dhe ndërsa ne kundërshtojmë pretendimet në ankesë, nuk mund të komentojmë më tej për çështje gjyqësore në pritje“.
Administrata Trump kërkon ndëshkime civile ndaj Facebook si dhe pagesa të prapambetura për ato që DOJ thotë se u detyrohen punëtorëve amerikanë të cilëve u ishte mohuar punësimi.
“Mesazhi ynë për punëtorët është i qartë,” tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Eric Dreiband, në një deklaratë.
Ankesa u depozitua para gjyqtarëve të së drejtës administrative në Zyrën Ekzekutive për Imigracionin. Zyra e Departamentit të Zyrtarit Kryesor të Dëgjimit Administrativ rregullisht trajton raste që përfshijnë praktikat e punësimit të imigracionit.
(A.k.dosja.al)