Bota

Administrata Trump heq kufizimet për kurset online vetëm për studentët e huaj

Vendimi vjen pak më shumë se një javë pasi Imigracioni dhe Zbatimi i Doganave njoftuan se studentët në shkolla që ofrojnë vetëm kurse në internet për shkak të pandemisë koronavirus do të duhet të largohennga SHBA ose të transferojnë shkollat. .
Featured image of article: Administrata Trump heq kufizimet për kurset online vetëm për studentët e huaj Donald Trump

SHBA–  Administrata Trump ka hequr dorë nga politika e saj që do t’i ndalojë studentët ndërkombëtarë që marrin kurse online duke qëndruar në SHBA.

Lajmin e ka bërë të ditur  një gjykatës federal në Boston.

Vendimi vjen pak më shumë se një javë pasi Imigracioni dhe Zbatimi i Doganave njoftuan se studentët në shkolla që ofrojnë vetëm kurse në internet për shkak të pandemisë koronavirus do të duhet të largohennga SHBA ose të transferojnë shkollat.

Sipas një burimi , Shtëpia e Bardhë tani është përqendruar në zbatimin e këtij rregulli vetëm për studentë të rinj, sesa për studentë tashmë në SHBA. Tani për tani, masa për të hequr politikën është një kthim për më shumë se 1 milion studentë ndërkombëtarë në SHBA Në javën e fundit, studentët kishin shprehur irritim dhe shqetësim për hapat e tyre të ardhshëm, pasi universitetet dhe kolegjet njoftuan vendime për të lëvizur të gjitha kurset në internet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se para disa kohësh Donald Trump kishte dhënë urdhër që studentëve të huaj mos t’u lejohej që të merrnin kurse online në SHBA. Por sipas mediave të huaja kjo do të penalizonte 5 mijë studentë nga e gjithë bota.

Ndërkohë para disa kohësh presidenti i universitetit të harvardit, larry Bacoë tha se  kjo do të vendos nën presion kolegjet dhe universitetet që të hapin mësimet në kampuse për këtë semestër pa marrë parasysh shqetësimet për shëndetin dhe sigurinë e studentëve, pedagogëve dhe të tjerëve.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment