Politike

Adi Krasta: Pronari i televizionit ku isha, më hoqi nga puna për të ruajtur bizneset, mori urdhër të prerë nga kryeministri

Teksa fliste në studion e tij “A show”, Krasta tha se ishte kryeministri Edi Rama, ai që i tha pronarit të televizionit ku punonte që nëse nuk e largonte atë nga puna, do ta merrte si qëndrim armiqësor ndaj qeverisë.
Featured image of article: Adi Krasta: Pronari i televizionit ku isha, më hoqi nga puna për të ruajtur bizneset, mori urdhër të prerë nga kryeministri Adi Krasta

TIRANË– Moderatori Adi Krasta ka rrëfyer edhe njëherë tjetër se si u largua nga puna herën e fundit. Teksa fliste në studion e tij “A show”, Krasta tha se ishte kryeministri Edi Rama, ai që i tha pronarit të televizionit ku punonte që nëse nuk e largonte atë nga puna, do ta merrte si qëndrim armiqësor ndaj qeverisë.

Krasta shtoi më tej se rrjedhimisht pronari i televizionit e hoqi, për të ruajtur bizneset e tij.

“Po i tregoja një mikut tim të huaj si më hoqën nga puna herën e fundit. Njeriu më i pushtetshëm në vend, që dihet se është kryeministri i tha pronarit të televizionit ku punoja: Ti mund ta mbash atë po ne do ta marrim si qëndrim armiqësor ndaj qeverisë. Dhe pronari, për të ruajtur bizneset më hoqi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kur ia tregova kete mikut tim ai me tha nuk e besoj. Atëherë nuk ke ç’të bësh përveçse të pish birra dhe të flasësh për golin e fundit të Çelsit,”- tha Krasta.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment