Politike

Voltana Ademi ‘thyen’ bojkotin, shkon në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, socialistët e Shkodrës i japin votën për paketën fiskale 2020

Miratimi i paketës fiskale ka qënë arsyeja që e ka ‘detyruar’ Ademin që të marrë pjesë në institucionin që ajo e ka cilësuar si ilegjitim.
Featured image of article: Voltana Ademi ‘thyen’ bojkotin, shkon në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, socialistët e Shkodrës i japin votën për paketën fiskale 2020 Voltana Ademi

SHKODËR– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka “thyer” bojkotin në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Miratimi i paketës fiskale ka qënë arsyeja që e ka ‘detyruar’ Ademin që të marrë pjesë në institucionin që ajo e ka cilësuar si ilegjitim.

Kështu që në mbledhjen e sotme këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar Paketën Fiskale për vitin 2020, sipas projektit të paraqitur nga administrata Ademi. Propozimi mori 34 vota pro dhe 1 kundër ishte ajo e social demokratit Andi Halluni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Propozimit të Ademit i janë shtyuar edhe disa të tjera nga a grupet e interesit dhe këshilltarë. Tashmë pritet që Ademi të jetë e pranishme edhe për miratimin e projekt buxhetin që do të prezantohet përpara këshilltarëve në janar.

Ademi qëndron ende në detyrë pasi Valdrin Pjetri, i cili fitoi zgjedhjet e 30 qershorit u tërhoq nga marrja e detyrës pas akuzave nga opozita se ai ishte dënuar në Itali kohë më parë dhe këtë gjë e kishte fshehu. Prokuroria deri tani ka faktuar akzuat e PD, por për Pjetrin nuk është marrë vendimi përfundimtar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment