Politike

Ademi i përgjigjet ministrisë Financave: Vijoj të bëj detyrën, vendimi juaj i paprecedentë (VD)

Ademi tha se ky vendim është politik dhe i paprecedentë, dhe shtoi se ajo pavarësisht të gjithave do vijojë të drejtojë Bashkinë Shkodër. Duke qenë se i ka mbaruar mandati kompetencat ia ka kaluar nënkryetares së bashkisë, Emilja Koliqi

SHKODËR- Teksa ishte duke inspektuar një nga investimet e Bashkisë Shkodër, kryetarja e kësja Bashkie Voltana Ademi, i është përgjigjur ministirsë së Financave për bllokimin e buxhetit.

Ademi tha se ky vendim është politik dhe i paprecedentë, dhe shtoi se ajo pavarësisht të gjithave do vijojë të drejtojë Bashkinë Shkodër. Duke qenë se i ka mbaruar mandati kompetencat ia ka kaluar nënkryetares së bashkisë, Emilja Koliqi

“Ne operojmë me fondet e familjes sonë, të banorëve të Shkodrës, si një familje e madhe. E vetmja bashki në Shqipëri që mbahet me atë se çfarë banorët e Shkodrës kontribuojmë përmes taksave dhe tarifave vendore. Bllokimi për një ditë nuk i bën asgjë Shkodrës. Është një çështje që do të shqyrtohet shpejt nga Ministria e Financave dhe maksimumi ajo mund të pengojë biznesin për përfitimet që duhet të marrin, por edhe banorët për shërbimet që duhet të marrin. Veprimi është i paprecedentë, është politik në atë që kam lexuar nuk mund ta imagjinoj që një nëpunës civil të shprehet për mandate politike lidhur me një bashki”, u shpreh numri një i shkodrës.

Më tej ajo tha se qytetarëve shkodranë dhe të gjithë Shqipërisë duhet t’u krijohen kushtet për të zgjedhur mbi parimet demokratike dhe u shpreh se kjo është thjesht një periudhë kalimtare.

Një ditë më parë ministria e e Financave bllokoi buxhetin e Bashkisë Shkodër dhe sot ka sqaruar këtë vendim të saj. Në një deklaratë për mediat Financat bëjnë me dije se  të gjitha pagesat e bashkisë kanë kalaar dhe çdo gjë ësthë bërë në bazë të ligjeve në fuqi dhe procedurave.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment