Rajoni

Bekim Jashari rrëfen bisedën e fundit me të atin: Ishte shumë i tronditur, ky është pseudonimi që gjatë luftës përdornim për Ademin

Bekim Jashari ka terguar se xhaxhain e tij, Adem Jasharin e quanin Syla,pasi kishte një ngjashmëri të madhe me Sylejman Vokshin.
Featured image of article: Bekim Jashari rrëfen bisedën e fundit me të atin: Ishte shumë i tronditur, ky është pseudonimi që gjatë luftës përdornim për Ademin Bekim Jashari dhe Adem Jashari

Kosovë- Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit ka rrëfyer së fundmi pseudonimin që përdorte familja gjatë kohës së luftës për babain e tij dhe xhaxhain, Adem Jasharin. Ai ka treguar se Adem Jasharin e kanë quajtur Syla, pasi kishte një ngjashmëri të madhe me Sylejman Vokshin.

“Jemi munduar gjithmonë të përdorim pseudonime, kur ka qenë në pyetje si për armatim, si për njerëz. Ne kemi pasur pseudonim edhe për Hamzën, edhe për Ademin. Babushin e kemi quajtur Dyl Mehmeti, sepse e ka luajtur rolin e dramës. Është marrë edhe me aktrim, edhe me këndim. Kurse axhën Adem e kemi quajtur Syla. Për shkak të fizionomisë dhe mustaqeve të mëdhaja, do të thotë të Sylejman Vokshit”, ka treguar Bekim Jashari në RTV Dukagjini.

Po kështu, ai ka treguar edhe bisedën e fundit që ka pasur me babain e tij. “Biseda ishte e fokusuar në masakrën që forcat serbe kishin bërë në Likoshan. Ishte shumë i tronditur. Më tha troç ‘A e mban mend kur ka luftuar Tahir Meha. Ai ka thënë kur të luftojë unë do të shkruajnë shtatë gazeta. Më tha edhe te na nuk do të shkojë larg. Kur të luftoj unë jo shtatë gazeta, por e gjithë bota do ta merr vesh’. Ashtu ndodhi nuk shkoi larg”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Adem Jashari u vra më 7 mars të vitit 1998, pas një sulmi brutal të forcave serbe. Bashkë me të humbën jetën në Prekaz edhe 26 anëtarë të familjes së tij.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment