Showbiz

Adelina Tahiri flet hapur operacionet plastike: Tani kanë filluar edhe meshkujt, duhet ndërhyrja për të hequr komplekset

Në një intervistë për “Prive”, Adelina është shprehur se nuk është kundër, aq më tepër që tani ndërhyrje në trup po bëjnë edhe meshkujt.
Featured image of article: Adelina Tahiri flet hapur operacionet plastike: Tani kanë filluar edhe meshkujt, duhet ndërhyrja për të hequr komplekset Adelina Tahiri

MAQEDONI E VERIUT- Këngëtarja Adelina Tahiri ka folur për herë të parë lidhur me operacionet plastike. Ajo ka pranuar se ka ndërhyrë tek buzët dhe në asnjë pjesë tjetër të trupit.

Në një intervistë për “Prive”, Adelina është shprehur se nuk është kundër, aq më tepër që tani ndërhyrje në trup po bëjnë edhe meshkujt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

PYETJA: A ke operacione plastike në vende të tjera, përveç buzëve?

Adelina Tahiri: Nëse buzët quhen operacione plastike nuk e di çfarë them. Nëse është operacion plastik rregullimi i dhëmbëve, palestra atëherë të gjithë jemi plastikë. Unë nuk jam kundër, besoj që çdo femër duhet të ndërhyjë që të heqë komplekset. Vetëbesimi do të thotë shumë tek një femër. Tani kanë filluar edhe meshkujt. Nuk kam ndonjë përveç buzëve por sigurisht që kujdesem për veten.  

(k.m/dosja.al)

Shto Koment