Aktualitet

Acromax sulmon memet epike, ‘zhduket’ kënga “Shijak me halle”, pas përgjimeve me Vangjush Dakon

Së fundmi, sipas tyre, “Acromax” ka sulmuar faqen e njohur Lolita, duke i bllokuar një video të këngës “O Shijak me halle” të publikuar në formë ironie pas skandalit të publikimit të përgjimeve.
Featured image of article: Acromax sulmon memet epike, ‘zhduket’ kënga “Shijak me halle”, pas përgjimeve me Vangjush Dakon Edi Rama dhe Vangjush Dako

TIRANË- Faqja Lolita ka publikuar një postim në faqen e saj në Facebook, një shkrim, ku thotë se “Acromax Media” po sulmon faqet në rrjetin social Facebook të cilat publikojnë meme epike apo edhe video nga emisionet, ku shprehen kundra Rama-Veliajt ku një ndër rastet më të fundit ishte videoja e një monologu të Adi Krastës e cila po bënte xhiron e rrjetit dhe më pas u bllokua nga Acromax.

Së fundmi, sipas tyre, “Acromax” ka sulmuar faqen e njohur Lolita, duke i bllokuar një video të këngës “O Shijak me halle” të publikuar në formë ironie pas skandalit të publikimit të përgjimeve.

Postimi i plotë i Lolitës:  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Acromax vazhdon ofensiven dhe eshte e qarte tashme qe nuk do ndalen deri ne mbylljen perfundimtare te faqes sone. Fshesa e fundit qenka ne lidhje me shkeljen e te drejtes intelektuale te Xhavit Dedej ft Pandora per kengen Shijak me halle!!!
Eshte e qarte tashme qe keto sulme nuk behen per te mbrojtur te drejtat e autorit. Ne nuk po pervetesojme kenget e askujt, nuk po monetizojme dhe nuk kemi reklama.
Thjesht po bejme meme.

Acromax po shfrytezon monopolin qe ka mbi tregun shqiptar te kompanive qe mbrojne te drejtat e autorit per te censuruar faqet qe atyre nuk u pelqejne. Faqe qe rastesisht perputhen me ato qe jane kritike ndaj pushtetit. Eshte e ditur per te gjithe qe Acromax ka kontaktuar CNA per ta detyruar qe te fshijne lajme ne lidhje me Ardit Gjoklajn dhe ne komunikimin me ne kane pranuar qe kane bere konsulence per Erion Veliajn.
C’lloj konsulence mund t’i jape Acromax kryetarit te Bashkise?
Pyetje te cilat ndoshta s’do marrin pergjigje kurre. Gjithashtu kete faqe dhe te tjera mund t’i mbyllin por zerat kritike nuk i shuajne dot me manovra te tilla.

Shto Koment