Showbiz

Akuzat për abuzim seksual, Ermonela Jaho ngre në piedestal Placido Domingon: I patëmeti i zotërinjve (FOTO)

Pas akuzave për abuzime seksuale të Placido Domingo-s, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho i ka dedikuar një mesazh, ku shpreh gjithë vlerësimin për të.
Featured image of article: Akuzat për abuzim seksual, Ermonela Jaho ngre në piedestal Placido Domingon: I patëmeti i zotërinjve (FOTO) Tenori, Placido Domingo dhe sopranoja, Ermonela Jaho.

Sopranoja me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho ka postuar në rrjete sociale një dedikim për tenorin spanjoll, Placido Domingo, në të cilin shpreh mirënjohjen e thellë dhe ngre në piedestal vlerat e tij.

“Kam pasur nderin dhe privilegjin të këndoj me Maestro Placido Domingo në disa prodhime dhe koncerte në të gjithë botën. Përveç të qenit një artist legjendar dhe madhështor që ka dhënë një kontribut të pakrahasueshëm në botën e muzikës, dhe jo vetëm përmes shfaqjeve të tij, por edhe përmes përkushtimit të tij të thellë për zhvillimin e brezave të këngëtarëve të rinj, Maestro Domingo ka qenë gjithmonë jo vetëm më të hirshmit dhe të gjithëpërfshirurit e kolegëve, por edhe gjithmonë respektivi më elegant dhe i patëmetë i zotërinjve. Unë gjithmonë do të vlerësoj kujtesën e çdo përvoje artistike që kemi ndarë së bashku”- shkruan Ermonela Jaho.

Pak ditë më parë në media qarkulloi një lajm, në të cilin përcilleshin dëshmitë e disa grave që pretendonin se ishin abuzuar seksualisht nga Placido Domingo (Lexo këtu) . Tetë këngëtarë dhe një balerinë kanë rrëfyer për AP-së se janë ngacmuar nga Domingo tre dekadat e fundit duke filluar që nga fundi i viteve 1980. Asnjë prej grave nuk mund të ofronte dokumentacion të faktuar në mesazhe apo letra, por vetëm në dëshmi.

Postimi i Ermonela Jahos.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment