
TIRANË– Ish-kryminsitri Sali Berisha ka bërë disa akuza ndaj drejtorit të burgut të Fierit, Arjan Hasani.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denocimin e një qytetari dixhital. Sipas Berishës, qytetari ka shkruar se drejtori i burgut terrorizon dhe abuzon me punonjësit.
Ndërkohë menjëherë pas këtij denocimi ka ardhur dhe reagimi i drejtorit të Arjan Hasani, i cili i ka cilësuar si shpifje. Ai thotë se ky është turp për një njeri që ka drejtuar shtetin të nxjerrënjë denoncim pa fakte dhe prova. Më tej, hasani thotë se është i hapur për çdo verifikim apo hetim në lidhje me çështjen që është bërë denoncimi.
“Janë trillime dhe shpifje në vazhdimësi të bëra, nga një njeri që ka për detyre, të nxijë punën e institucioneve shtetërore në vazhdimësi! Pa fakte, prova, emër, mbiemër, po vetëm me anonime! Turp për një njeri që ka drejtuar shtetin, me anonime, shantazhime e kërcënime! Është i lutur ky mostër dhe çdo person tjetër, punonjës apo djalli me të brirë, të vërtetoj qoftë një rast të vetëm, që ka lëviz, apo lëviz ndonjë punonjës nga puna, për motivet që ka dhënë ky në paçavuret e sipërpërmendura! Jam i hapur për çdo verifikim, hetim. Të gjithë ata që kanë lëviz dhe do të lëvizin, nuk i përgjigjen situatës, janë të pa aftë, janë inaktiv dhe pa vizion, për të kryer detyrën” shprehet Hasani.
Nuk është rasti i parë që Berisha e sulmon drejtorin Arjan Hasani. Më parë ai e akuzonte, drejtorin e burgut se kishte liruar një të burgosur të dënuar për vrasjen e një polici në Itali, me amnistinë e vitit 2016. Por kjo akuzë u hodh poshtë me fakte e dokumente si e pavërtetë.
(A.k.dosja.al)