Bota

Abuzohet fizikisht nga prindërit dhe përdhunohet nga xhaxhai, 7-vjeçarja i lutet mjekëve: Më lini të vdes, që prindërit mos të më godasin më

Ajo u shoqërua për në spital nga një fqinje në 21 gusht ku atje u diagnostikua nga mjekët me gjakëderdhje të brëndshme, shenja përdhunimi, djegje cigaresh dhe mushkëri të shembur.
Featured image of article: Abuzohet fizikisht nga prindërit dhe përdhunohet nga xhaxhai, 7-vjeçarja i lutet mjekëve: Më lini të vdes, që prindërit mos të më godasin më Foto Ilustruese

MEKSIKË- Një vajzë 7-vjeçare e quajtur, Yaz është shtruar në spital prej dhunimit fizik nga prindërit dhe përdhunimit nga xhaxhai i saj, u është lutur mjekëve që mos ta sheronin pasi nuk done që të kthehej në shtëpi.

“Unë dua të vdes, mos më shëroni më”, “Unë nuk dua të kthehem te prindërit e mi në mënyrë që ata të mund të më godasin”, tha ajo.

Ajo u shoqërua për në spital nga një fqinje në 21 gusht ku atje u diagnostikua nga mjekët me gjakëderdhje të brëndshme, shenja përdhunimi, djegje cigaresh dhe mushkëri të shembur.

Prindërit e saj, Rafael N. dhe Alejandra N. po hetohen nga policia për sulmet ndaj të miturës si dhe pasi u zbulua se motra e vogel e Yaz, 3-vjeçare vdiq në qershor të këtij viti në rrethana të dyshimta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Prinderit e te mitures

Prindërit e saj janë ndaluar dhe po hetohen në gjendjë arresti ndërsa një nga xhaxhallartë e saj është në gjendje arratie dhe po kërkohet nga policia për përdhunimin e saj.

Yaz është dërguar edhe më parë në spital dukë shfaqur shenja traumash për shkak të goditjeve të forta që ka marrë në gjithë trupin si djegie në pjesën e vitheve, prerje të këmbëve, ndonse babai i saj u ka thënë mjekëve se vajza kishte dëmtuar vetën.

Ndërkohë që aktivistja Frida Guerrera ja ka ccuar këtë ccështje kryetarit të bashkisë së Pueblas për të marrë 7-vjeçaren në programin komunal të Zhvillimit të Integritetit Familjar (DIF) dhe të marrë kujdestarinë e të miturës. DIF gjithashtu ka hapur edhe ccështjen e vdekjes së motrës së vogël pasi nuk besohet se ajo ishte asfiksuar aksidentalisht.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment