Aktualitet

Abuzimi me tenderat e OSHEE, morën 138 mln lekë rryshfet, dalin para GJKKO 3 zyrtarët

  • Arrestohet ish-drejtori i Prokurorimeve, në kërkim drejtoresha e Kabinetit
  • Nis në GJKKO vlerësimi i masës së sigurisë për dosjen e korrupsionit me tenderin e OSHEE.
    Featured image of article: Abuzimi me tenderat e OSHEE, morën 138 mln lekë rryshfet, dalin para GJKKO 3 zyrtarët OSSHE
    Përditësuar:

    TIRANE–Ditën e sotme do të dalin GJKKO 3 zyrtarët e OSSHE të cilët janë akuzuar për korrupsion dhe për abuzim me tenderat e kompanisë ku punonin. Elis Bushati, Irma Dërguti, Athinta Papa pritet që të dalin para trupit gjykues.

    SPAK kërkon lënien në fuqi të masave dhe i dërgon shkresë policise që kur Ferraj te paraqitet ne Shqiperi te arrestohet.

    Të arrestuarit janë Elis Bushati; ish-drejtori i Prokurorimeve në OSHEE, Albana Ferraj, ish-drejtoresha e Kabinetit të OSHEE, ndërsa nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” janë lënë Irma Dërguti dhe Athinta Papa, dy anëtare të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Hetimi i nisur disa muaj më parë ka në vëmendje një tender të zhvilluar në vitin 2016 nga OSHEE si shoqëri aksionere me një pronar të vetëm që është Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.

    Dosja e SPAK, e zbardhur nga Dosja.al sqaron qartë, se në vitin 2016, OSHEE ka realizuar një tender për “shërbim konsulence” me fond limit prej 138 milionë lekë të reja. Sipas SPAK, Albana Ferraj, e cila ka qenë drejtoreshë e Divizionit Tregat dhe Drejtorit të Kabinetit në OSHEE dhe ka marrë një shumë prej 131 mijë euro në formë rryshfeti për të favorizuar kompaninë italiane në tenderin e zhvilluar në vitin 2016. Ferraj krijoi një marrëdhënie fiktive me italianët, duke përdorur edhe një kompani shqiptare, për të mbuluar paratë që mori si rryshfet. Me zbulimin nga SPAK, janë lëshuar dhe urdhër arrestet për këta persona, por deri më tani, vetëm për tri, prokuroria ka ekzektuar urdhërat e lëshuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi Ferraj është ende e shpallur në kërkim, ndërsa policia dhe prokuroria nuk kanë arritur ta gjejnë.

    (A.B)/Dosja.al

    Shto Koment