Politike

Abuzimi me 15-vjeçaren në Kamëz/ Rama: E përplasën viktimën mur më mur, portal më portal… e bënë petë-petë! Sulmojnë ministren çakenjtë, ajo gruaja atje vajti qau me vajzën (RRËFIMI)

VIDEO
Kryeministri akuzoi të gjithë ata që kanë akuzuar ministrinë e Arsimit si një tufë me njerëz "pseudointelektualë", që e kanë përplasur viktimën nëpër portale, duke abuzuar psikologjikisht me njerëzit. 
Featured image of article: Abuzimi me 15-vjeçaren në Kamëz/ Rama: E përplasën viktimën mur më mur, portal më portal… e bënë petë-petë! Sulmojnë ministren çakenjtë, ajo gruaja atje vajti qau me vajzën (RRËFIMI) Edi Rama, kryeminister

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë sot në mbrojtje ministren e Arsimit, Besa Shahini. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se Shahini i ka marrë të gjitha masat konform ligjit, duke mos u treguar as hipokrite për t’i ndarë këto detaje në publik.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

U kalua në abuzim që nuk është në nivelin e abuzimit trupor, por është në nivelin e abuzimit psikologjik për një popull të tërë. Është fatkeqësi që njerëz që kanë një mikrofon, pavarësisht nëse janë deputetë apo shoqëri civile dhe e marrin viktimën dhe e bëjnë mish për topat e tyre. Nuk ndodh në asnjë vend të botës. Atë viktimë, që gjënë më të rëndësishme dhe kërkesën themelore që ka, gjë që e thonë dhe e rrëfejnë viktimat e dhunës së kësaj natyre, është më ruani anonimitetin. E marrin dhe e përplasin mur më murë, e portal më portal, siç përplasen oktapodët kur i bën petë-petë. Ky është kanibalizëm. Pseudo intelektualë, pseudopolitikanë e pseudoqytetar. Është fatale sesi një viktimë e dhunës përdoret në këtë mënyrë. S’kam dyshim që disa prej atyre që folën, vuajnë me të vërtetë. Por krimi është krim. E kanë kthyer këtë në shkop për t’ju rënë të tjerëve. Që po, jeni ridhunues të asaj fatkeqeje. E keni ridhunuar. Nuk besoj që ata që sulmojnë ministren, e kanë hallin tek ajo viktimë. Nuk mund të mbrosh  një viktimë të abuzimit duke akuzuar dikë tjetër. Nuk funksionon. Kisha Katolike, ka prej vitesh që ka hyrë në një proces të tmerrshëm të përballjes me pedofilinë. Kardinalë, peshkopë, të të gjitha niveleve të përfshirë në skandale të ngacmimeve ekstreme. Dhe kjo, që e ka goditur në mënyrë shumë të egër kredibilitetin e Kishës s’ka qenë kurrë as brenda kishës as në shoqëritë që janë përballur me priftërinjtë, të zbuluara para  popullit si pedofilë si arsye për të shkatërruar kishën apo besimin. Këtu viktima është bërë poster. Është bërë paçavure, dhe askush nuk ka shkuar të qajë hallet me të, pa lënë që të merret vesh. Askush! Nëse është dikush që e ka bërë, është ajo gruaja atje. (Tregon Besa Shahinin). Që lloj lloj çakejsh dhe monstrash e sulmojnë pa turp. Cfarë duan ata, që ministrja të bëjë krim? Të dalë dhe të merret në publik me të? Apo të marrë të gjitha masat siç i ka marrë? 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment