Rajoni

“Absolut në fakultet, merrte vetëm 10-ta”/ Profesorët përshkruajnë Albin Kurtin: Ishte i pari në Universitet

Profesorët përshkruajnë Albin Kurtin si një student shembullor.
Featured image of article: “Absolut në fakultet, merrte vetëm 10-ta”/ Profesorët përshkruajnë Albin Kurtin: Ishte i pari në Universitet Albin Kurti

Kosovë– Profesorët e Albin Kurti kanë përshkruar së fundmi kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

“Albin Kurti ishte i pari në regjistër me pikët maksimale nga shkolla e mesme deri tek provimi pranues në Fakultetin Teknik. Numri maksimal i pikëve ishte 300 dhe Albini i kishte marrë të gjitha”, është shprehur profesori Salem Lepaja, në kohën kur Albin Kurti ishte në Fakultetin Teknik, në drejtimin Telekomunikacion dhe Informatikë, në 1993.

Mirëpo i befasuar nuk mbeti vetëm nga provimi pranues. Ai tregon se Albin Kurti ishte studenti i parë që i kaloi  lëndët e tij në afatin e para dhe mori  10-ta.  “Në vitin 1995 kur kam mbajtur dy lëndë: Teoria e Telekomunikacionit I dhe Teoria e Telekomunikacionit II. Këto lëndë për mendimin tim dhe të tjerëve kanë qenë më të vështirat gjatë studimeve. Është rasti i parë që një student hyn në këto dy provime dhe i merr notat dhjetë (10)”, tregon më tej Salem Lepaja për RTV Dukagjini.

Por edhe shumë profesorë të tjerë, Albin Kurtin e përshkruajnë si një gjeni.

Ruzhdi Sefa, pedagog në Universitetin e Prishtinës tregon se kur u burgos Kurti, kishte takuar vëllain e tij i cili i kishte treguar se prindërve dhe familjes po u kërkon libra filozofik.  “Gjatë bisedave që kam pasur me familjarët e Albinit gjatë vizitave që i kanë bërë në burgje i kam pyetur nëse ai po kërkon libra. Po thanë që po kërkon libra të shkencave filozofike. Njëherë u stepa që mos nga një shkencëtarë i ardhshëm po fitojmë një filozof por doli që ato libra i kishte një bagazh tjetër”, shprehet Ruzhdi Sefa.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment