Rajoni

Abdullah Hoti kërkon votat nga deputetët: Kam prioritetet rimëkëmbjen e ekonomisë dhe dialogun me Serbinë

Hoti ka thënë se dy prioritetet e para do të jenë lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike e Kosovës.
Featured image of article: Abdullah Hoti kërkon votat nga deputetët: Kam prioritetet rimëkëmbjen e ekonomisë dhe dialogun me Serbinë Abudall Hoti duke folur në Kuvend

KOSOVË- Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti, ka folur sot në seancën plenare dhe ka treguar prioritetet e qeverisë së tij. Hoti ka thënë se dy prioritetet e para do të jenë lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike e Kosovës.

Nisur nga situata që po përballemi, prioritetet tona kryesore do të jenë: Lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike pas kësaj pandemie. Krahas këtyre prioriteteve Qeveria do të ketë edhe prioritete të tjera që do të jenë forcimi i shtetit, rritjen e punësimeve, fuqizim të aftësive konkurruese”, tha Hoti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu Hoti ka thënë se bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës do të merren edhe përgjegjësitë për të çuar përpara procesin e dialogut me Serbinë. “Do të marrim përgjegjësinë për të çuar përpara procesin e dialogut bashkë me BE dhe SHBA duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit. Krijimin e bashkëpunimit pozitë-opozitë dhe kërkim i gjithpërfshirjes sidomos në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti në fjalën e tij në Kuvend.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment