DiasporaRajoni

Abdixhiku: Kurti nuk duhet të ketë frikë, ai duhet të flas se çfarë do të bëj në dialogun me Serbinë

Në seancën e sotme parlamentare  Abdixhiku tha se Kurti duhet të flasin për atë se çfarë do të bëjë, e jo atë se çfarë kanë bërë të tjerët para tij, për çështjen e dialogut.
Featured image of article: Abdixhiku: Kurti nuk duhet të ketë frikë, ai duhet të flas se çfarë do të bëj në dialogun me Serbinë Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se, tha se diskutimi para shkuarjes në dialog me Serbinë është praktikë që duhet mbajtur, sepse dialogu kalon nëpër Kuvend.

“Diskutimi në Kuvend para shkuarjes në dialog është praktikë që duhet mbajtur dhe mirëmbajtur, transparenca në sy të të zgjedhurve të popullit është domosdoshmëri e sidomos dialogu duhet të kalojë nëpër Kuvend”, ka thënë ai.

Në seancën e sotme parlamentare  Abdixhiku tha se Kurti duhet të flasin për atë se çfarë do të bëjë, e jo atë se çfarë kanë bërë të tjerët para tij, për çështjen e dialogut.

“Kryeministri duhet të raportojë mbi raundin e ri dialogues, ku ai këtë të marte është pjesë. Ky çfarë do të bëjë, çka ka ndodhur e dijmë, po ky çka do të bëjë. Nuk je më opozitar z.Kurti, je njeriu që i ke krejt, trego çka do të bësh, nga 25 minuta fjalim, 24 i pate për të shkuarën, vetëm një atë se çka do të bësh. Përgjigjësia juaj është morali, për qëndrimet që i keni pas dikur e që i keni tani, ka një transformim tuaj”, tha Abdixhiku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai gjithashtu ka thënë se Kurti nuk duhet që tu ikë obligimeve të tij në dialog, pasi po përfaqëson një popull të gjithë dhe jo vetëm veten e tij.

“Tash në petkun e ri prej pushtetarit, me siguri ke arritur të kuptosh një gjë ose dy, obligimeve nuk duhet të ju ikësh, mos ki frikë, do të ju gjykoja nëse keni frikë nga ballafaqimi. Po të gjykojmë se ke ndryshuar radikalisht në secilën kauzë”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment