Rajoni

Abdixhiku merr vendimin e parë në krye të LDK-së, shpall Isa Mustafën kryetar nderi

Në njoftim thuhet se propozimi për kryetar nderi të Mustafës ka ardhur nga Abdixhiku.
Featured image of article: Abdixhiku merr vendimin e parë në krye të LDK-së, shpall Isa Mustafën kryetar nderi Isa Mustafa dhe Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kreu më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpallur ditën e sotme ish-kreun Isa Mustafa si kryetar nderi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë LDK-ja me anë të një njoftimi për media. Në njoftim thuhet se propozimi për kryetar nderi të Mustafës ka ardhur nga Abdixhiku.

“Me propozim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Akademik Isa Mustafa shpallet kryetar nderi”, thuhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Isa Mustafa dha kryesia e tij dha dorëheqje, pas rezultatit të ulët në zgjedhjet në 14 shkurtit. Ndërkohë që ditën e sotme është zgjedhur Lumir Abdixhiku si kryetar i LDK-së.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment