DiasporaRajoni

AAK vendos të bëjë vetëm 5 ditë fushatë për zgjedhjet lokale: Haradinaj: Do të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe shpalosjes së programit

Në një status në Facebook, Haradinaj shkruan se edhe fushatën pesë ditore do të zhvillojnë në përputhje të plotë me rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.
Featured image of article: AAK vendos të bëjë vetëm 5 ditë fushatë për zgjedhjet lokale: Haradinaj: Do të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe shpalosjes së programit Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se për shkak të situatës së rëndë të pandemisë së koronavirusit në vend, AAK-ja ka vendosur që fushatën për zgjedhjet lokale nv Kosovë ta zhvillojë brenda 5 ditëve.

Në një status në Facebook, Haradinaj shkruan se edhe fushatën pesë ditore do të zhvillojnë në përputhje të plotë me rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.

Postimi i plotë:

Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë.

Poashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 Tetorit.

Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale.

Na priftë e mbara!

(d.a/dosja.al)

Shto Koment