Rajoni

AAK-ja kërkon postin e presidentit/ Ahmet Isufi: Ramush Haradinaj e meriton dhe nëse nuk ka zgjidhje, ka zgjedhje…

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka listuar disa nga pikat e forta se pse ish-kryeministri Haradinaj e meriton karrigen e liderit.
Featured image of article: AAK-ja kërkon postin e presidentit/ Ahmet Isufi: Ramush Haradinaj e meriton dhe nëse nuk ka zgjidhje, ka zgjedhje… Ramush Haradinaj

PRISHTINË-Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se nuk do të votojnë asnjë kandidat tjetër për president të vendit, përveç kryetarit Ramush Haradinaj.

Krerët e partive politike pritet javën e ardhshme të nisin takimet për të zgjidhur ngërçin institucional të krijuar nga dorëheqja e Hashim Thaçi.

Sakaq, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka listuar disa nga pikat e forta se pse ish-kryeministri Haradinaj e meriton karrigen e liderit.

…Këtë e ka konfirmuar me tentimin për ndarjen e Kosovës që ishte shumë i përgjegjshëm në ato situata. Po ashtu, edhe rreth krijimit të ushtrisë, ligjit për Trepçën si pasuri e Kosovës dhe territor i Kosovës. Edhe raportet me ndërkombëtar i ka sqaruar drejtpërdrejtë ashtu si burrë shteti,”-ka thënë ai. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, nënkryetari Isufi beson se për 14 deputetët e AAK-së nuk ka zgjidhje tjetër. Ai pret që partitë të heqin dorë nga interesat e ngushta, ndryshe paralajmëron dorëheqjen.

“Nëse nuk ka zgjidhje atëherë ka zgjedhje… është e palogjikshme të mendojmë ndryshe, sepse edhe në rrethana të caktuara, kur kemi thënë për rolin e kryeministër për shembull, kur na kanë thënë pse po ngulni këmbë se vota nuk është e mjaftueshme sa i përket nivelit të partisë. Por ne po konsiderojmë se njerëzit duhet të zgjedhën në vendin adekuat ku e meritojnë për shkak se funksionimi i tyre do të ishte më i mirë për shoqërinë.”

Presidentja në detyrë në Kosovë është Vjosa Osmani, e cila e ka marrë këtë post pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi, i cili është i prangosur në Hagë. Ndërkohë këtë post do mund ta mbaj për gjashtë muaj nëse vendi nuk zgjedh për president të ri ose ndryshe mund të shkojë në zgjedhje të prakohshme.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment