Rajoni

AAK dhe LDK me qëndrime të kundërta për çështjen e zgjedhjes së presidentit

Deklarata e Haradinajt nuk është pritur si duhet nga partneri në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Featured image of article: AAK dhe LDK me qëndrime të kundërta për çështjen e zgjedhjes së presidentit Isa Mustafa, kreu i LDk dhe Ramush Haradinaj, kreu i AAK

KOSOVË– Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, dy ditë më parë shprehur ambicien për të qenë president i Kosovës, e deklaratën e tij e justifikoi se e kishte propozuar Këshilli Drejtuar në parti. Por kjo deklaratë e Haradinajt nuk është pritur si duhet nga  partneri në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ka qenë deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, e cila në një intervistë për mediat greke është shprehur se për partinë e saj nuk është prioritet puna e zgjedhjes së presidentit. “Për LDK’në nuk është prioritet çështja e zgjedhjes së presidentit. Deri tani nuk është diskutuar për emrin e presidentit. Pa u diskutuar në struktura, nuk do të ketë ndonjë emër. LDK ka shumë emra që mund të jenë kandidat për president, por po iu them që nuk e kemi prioritet për momentin”, ka thënë Bunjaku.

Nga ana tjetër Rasim Selmanaj, deputet i AAK-së thotë se do të ishte mirë që diskutimet të fillojnë sa më shpejtë që është e mundur. “Është domosdoshmëri që të gjitha subjektet që jemi pjesë e koalicionit ta diskutojmë për punën e presidentit. Sepse nëse ne nuk mbërrijmë t’i sigurojmë votat, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por bazuar në situatën, pres që të negociohet. Por mendoj që është momenti t’i nisim bisedimet, për të parë se kur do ta kemi presidentin”, ka thënë Rasim Selmanaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe një ditë më parë deputetët e dy partive kanë shprehur qëndrime të kundërta me njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se ka një krisje të radhës në koalicion për çështjen e Presidentit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment