Politike

A u tërhoq Basha?! Kryedemokrati tregon si do të ndryshojë aksioni opozitar (VIDEO)

Lulzim Basha u shpreh se opozita do të vazhdojë me aksionin e saj të përhershëm.

BERAT– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme një taim me strukturat e Partisë Demokratike në Berat. Pas takimit informal, Basha mbajti një deklaratë përmediat ku dhe foli për vijimin e aksionit opozitar.

I pyetur se çfarë hapash do të ndjekë tashmë opozita Basha tha se gjithçcka do të vazhdojë njësoj, me protesta dhe denoncime.

Do të kemi një ndërthurje të aksionit opozitar. Do të vazhdojmë me protesta, me denoncime të shumta dhe më pas do ët shpalosim programin tonë për të ndryshuar vendin. Mbi të gjitha do të prezantojmë planin ekonimik, si do të jenë të sigurtë shqiptarët në vendin e punës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një platformë për të rinjtë që po largohen,”- tha Basha ndër të tjera.

Së fundmi kryedemokrati ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin Ilir Meta. Pas këtij takimi, Basha pranoi 13 tetorin si datë zgjedhjesh. “Është një mundësi për të dalë nga kriza politike,”- u shpreh kreu i PD-së pas takimit me Metën, duke bërë që mediat të aludonin për një tërheqje të kryedemokratit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment