Politike

A u penalizua Maqedonia e Veriut nga Shqipëria? Pendarovski flet për vendimin e KE: Morëm ndëshkim të pamerituar (VD)

Pendarovski tha se ai asnjëherë nuk kishte thënë që dy vendet të ndaheshin, pasi  sipas tij të dy vendet i kishin përmbushur kushtet për të hapur negociatat me BE, por kjo e fundit i ka ndëshkuar.

TIRANË- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë konferencës për mediat me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta ka folur rreth vendimit të KE për mos hapjen e negociatave.

Pendarovski tha se ai asnjëherë nuk kishte thënë që dy vendet të ndaheshin, pasi  sipas tij të dy vendet i kishin përmbushur kushtet për të hapur negociatat me BE, por kjo e fundit i ka ndëshkuar.

A u penalizua Maqedonia e Veriut nga Shqipëria për vendimin e KE?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Procesi i ndarjes së ndarjes së dy shteteve, nuk ka qenë asnjë herë pjesë e fjalorit tim politikë, pasi të dy vendet e meritonin hapjen e negociatave. Ne harxhuam shumë energji për të bindur miqtë tanë evropianë se nuk bëhet fjalë për pranim në BE, por vetëm hapjen e negociatave. Mos dhënia e “Po-së” është një ndëshkim për vendim tim dhe vendin tuaj. Ky ndëshkim ishte i pamerituar pasi ne i kishim përmbushur të gjitha kushtet.

Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Meta dhe homologu i tij zhvilluan një takim me delegacionet pa mediat, dhe një konferëncë të përbashkët. Ata theksuan se BE duhet të kishte hapur negociatat me të dy vendet në 18 tetor. Meta dhe Pendarovski u shprehen se rruga e vetme është ajo drejt BE-së.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment