Politike

A u ka dhënë garanci Basha që do hyjë në zgjedhje? Meta flet hapur: Të heqin dorë nga axhendat e ngushta

Meta tha se nuk detyron askënd që të marrë pjesë në zgjedhje, pasi detyra e tij ësthë që tu japë të gjithë mundësinë që të reflektojnë.

TIRANË- Ilir Meta pasi bëri publike datën e re të zgjedhjeve, është pyetur nëse ka marrë një garanci nga Lulzim Basha se do të hyjë në zgjehdjet e reja në tetor. Meta tha se nuk detyron askënd që të marrë pjesë në zgjedhje, pasi detyra e tij ësthë që tu japë të gjithë mundësinë që të reflektojnë.

 “Duhet t’ju siguroj se nuk mund të detyroj askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme në zgjedhje, askënd. Detyra ime si President i Republikës dhe si i vetmi institucion në kushtetutën e vendit është të jap mundësinë të gjithëve të reflektojnë, të bëhen pjesë e procesit, të heqin dorë nga axhendat e ngushta maksimaliste dhe duke qenë se është objektiv kombëtar i gjithë forcave politike anëtarësimi në BE të sillemi në mënyrë evropiane, në këto orë, ditë dhe pak muaj që kanë mbetur”- tha Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Shto Koment